Berisha: Guvernatorja Kim falsifikoi në mënyrën më të paskrupullt marrëdhëniet shqiptaro-amerikane

Premte, 30 December 2022 13:18

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, e akuzoi ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, jo vetëm për qëndrimet e saj antiopozitare, por edhe sepse ka falsifikuar historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

“Ky ishte një vit i ngarkuar. Po kështu ky ishte viti i 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike shqiptaro-amerikane. Nuk kishte kremtim më të padenjë se ai që organizoi guvernatorja Kim për 100-vjetorin.

 

Ajo për një vit me radhë mbajti flamurin e 'cancel culture'. Falsifikoi në mënyrën më të paskrupullt 100-vjetorin e marrëdhënieve të shqiptarëve me vendin që ata adhurojnë më shumë. Arriti deri aty sa barazoi veten me Lindita Nikollën në vështrimin e saj të historisë.

Nxorën figura të inkriminuara këmbë e krye si Taulant Balla si kremtues. U përpoq të manipulonte me çdo mënyrë vizitat e ish-personaliteteve, por që dështoi.

Së fundmi, porositi një dokumentar të tipit socialist, të realizimit socialist, ku marrëdhëniet mes dy vendeve ndërpriteshin në vitin 1991. E kuptoni vetë.

Ata që bëjnë betejë me historinë, e kanë një vend në histori,” tha Berisha, duke theksuar se manipulatorët dhe falsifikatorët e kanë vendin e tyre në histori.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...