Rinegocimi i kandidatëve/ Berisha ‘i mbyll derën’ emrave të Alibeajt: Jashtë primareve, s’njoh praktikë tjetër

Premte, 30 December 2022 13:20

 

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk la sot asnjë hapësirë për të rinegociuar disa nga kandidatët për bashkitë në 14 maj, me qëllim përfshirjen edhe të disa emrave që i mbështet Enkelejd Alibeaj.

Organizatori i drekës së deputetëve demokratë ditën e djeshme, Xhelal Mziu, i cili u shpreh se emrat e kandidatëve në 10 deri në 15 bashki mund të rinegociohen.


Pyetjes nga gazetarët se kush e kontrollon BE-në që i ka ngrirë marrëdhëniet me PD-në, Berisha i’u përgjigj se PD nuk po bën gjë tjetër veçse po qëndron e pamposhtur ndaj cilitdo, ndaj korrupsionit ndërkombëtar që përdoret si mburojë për korrupsionin shqiptar.

Pyetje: Kush e kontrollon BE-në që i ka ngrirë marrëdhëniet me PD-në?

Berisha: PD nuk po bën gjë tjetër veçse po qëndron e pamposhtur ndaj cilitdo, ndaj korrupsionit ndërkombëtar që përdoret si mburojë për korrupsionin shqiptar. PD është përgjegjësie për të luftuar korrupsionin në Shqipëri dhe po e bën atë. PD ka për detyrë të bëjë transparencën para shqiptarëve. Sa i përket ngrirjes dhe shtrirjes, këto janë çështje të të tjerëve. Ne jemi të hapur. Ne po zbatojmë normat dhe standardet më të avancuara të lirisë. Ne nuk pranojmë që t’i caktojë kush kryetarin opozitës. Problemet nuk zgjidhen as me manipulime, as me mashtrime. Zgjidhen vetë, në dritën e të vërtetës. Nëse janë të gatshëm jemi të hapur, nëse nuk janë të gatshëm jemi të qëndrojmë deri në fund.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...