Vit i ri, vërshim i ri: Rekord emigrantësh me gomone në Britani!

Hënë, 02 Janar 2023 15:48

Për këtë shkak, qeveria britanike do të ashpërsojë rregullat. Duke cituar shifra nga Ministria e Brendshme e Britanisë së Madhe, agjencia britanike e lajmeve PA njoftoi se numri i personave që kaluan me varka dhe gomone Kanalin e La Manshit në vitin 2022 ishte pothuajse 46,000 vetë. Kjo shifër do të thotë rreth 17,000 vetë më shumë se një vit më parë dhe përbën një rekord si kurrë më parë.

Qeveria konservatore në Londër po përpiqet t’i frenojë emigrantët ilegalë me një politikë të ashpër dëbimi. Qeveria britanike do që njerëzit që kanë hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe të dërgohen me avionë në Ruandë, pavarësisht nga kombësia apo origjina e tyre, dhe aty t’u jepet mundësia për të aplikuar për azil. Megjithatë edhe nëse atyre do t’u njihet atje statusi i refugjatit, për ata nuk do të ketë në asnjë mënyrë apo për asnjë rrethanë mundësi për t’u kthyer në Britaninë e Madhe.

Gjykata e Lartë e Londrës e shpalli së fundmi këtë procedurë dëbimi si parimisht të ligjshme. Megjithatë ende deri tani nuk ka pasur ndonjë fluturim avionësh me emigrantë të dëbuar për në Ruandë. Përpjekja e parë dështoi në verë për shkak të rezistencës të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Edhe Organizata e OKB-së për refugjatët UNHCR e akuzon Londrën për shkelje të detyrimeve të saj ndërkombëtare.

 

Megjithatë kryeministri Rishi Sunak njoftoi pak para Krishtlindjeve se në vitin 2023 do të ashpërsojë më tej legjislacionin për azilin. Ky ashpërsim synon t’u bllokojë mundësinë për një procedurë të suksesshme azilinjerëzve që hyjnë në Britaninë e Madhe ilegalisht dhe duke anashkaluar autoritetet kufitare./DW

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...