Pse e braktisën këtë vit zyrtarët e lartë dhe qeveritarët shqiptarë Montekarlon për Dubain

Tuesday, 03 Janar 2023 12:45

Kjo braktisje e Montekarlos, kryeqytetit të bixhozit dhe luksit evropian nga ministrat, zyrtarët dhe deputetët e Partisë Socialiste, sipas specialistëve të turizmit lidhet para se gjithash me rënien dramatike të kësaj epiqendre të luksit, ahengut, bixhozit dhe teprisë së kontinentit tonë pas vendosjes së sanksioneve ndaj multimiliardierëve rusë nga BE dhe SHBA, pas sulmit barbar të Rusisë ndaj Ukrainës, çka shënoi një rënie të madhe dhe të gjithanshme të jetës dhe veprimtarisë së Mantekarlos dhe gjallërimin e paparë të Dubait nga klientët e rinj.

 
 Sipas menaxherëve të hoteleve, rusët janë shkaku kryesor, por këtë vit aty mungojnë edhe bjellorusët, serbët dhe shqiptarët.
 

Përveç këtyre, një shkak tjetër kryesor i braktisjes së Montekarlos nga narkoqeveritarët e Edi Ramës qëndron në faktin se në këtë qytet-shtet nuk pranohen pagesa me para në kesh, kurse në Dubai udhëton lirshëm me thasë e baule plot me euro ose me kuletën dixhitale plot me Bitcoin dhe paguan çdo gjë pa asnjë lloj kërkese për origjinën e parave kesh 

Xhelozia ndaj Msr.Hedonizmit siç thërrasin Ballukun për biftekun e saj 1000 euro në pjatë në restorantin e Nusret Bei Kripës është bërë nxitje dhe trend për elitën e degraduar të rilindjes, e cila preferon tashmë për inat të saj vetëm restorantin e Nusret Bej Kripës në Dubai dhe jo gjetiu për të shijuar si Belinda biftekun 1000 dollarë.

Sidomos zonjat ministre dhe të tjera janë të sëmura nga nepsi i biftekut të Belës! Dhe vetëm për këtë arsye ato e kanë një udhëtim në Dubai dhe një drekë në restorantin e Nusret Bej Kripës një voyage en rêve (udhëtim në ëndërr) dhe një drekë si në qiellin e 7-të.

Por ky vit i ri në luks të shfrenuar në Dubai është dhe fillimi i fundit të shpejtë të elitës së degjeneruar dhe të pa shpirt të sektit të rilindjes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...