Peter Lucas kundër shpalljes ‘non grata’ të Berishës: I kam shkruar DASH, e majta keqinterpretoi shprehjen time

E Enjte, 05 Janar 2023 15:25

 

Gazetari i njohur shqiptaro-amerikan, Peter Lucas, në një bisedë me gazetarin Alfred Lela, ka rrëfyer detaje interesante nga karriera e tij.

Mes të tjerash, ai flet për marrëdhëniet e tij me liderin e opozitës shqiptare, Sali Berisha. Dikur ai ishte i afërt me Sali Berishën në fillimet e viteve ’90, por më pas pati një ftohje.

 

Megjithatë, pas vendimit të Departamentit të Shtetit për Berishën, Lucas publikoi një shkrim në gazetën e njohur amerikane, ‘Boston Herald’, duke shprehur kritika ndaj këtij vendimi.

 

“I kam shkruar Departamentit të Shtetit për non grata-n e Berishës dhe nuk kam marrë përgjigje. Sa i takon ftohjes, nuk e di çfarë ka ndodhur. Mendoj se ka të bëjë me kritikat e mia në mes të viteve ‘90. Për mua në atë kohë Berisha filloi të shfaqte shenja të autokracisë”, thotë ai.

Ndërkohë, Lucas sqaron se shtypi i majtë e ka keqpërdorur dhe keqinterpretuar një shprehje të Berishës, ‘apres moi le deluge’ (pas meje, kiameti), duke e bërë refren të tipologjisë së një Berishe që, sipas tyre, gjithmonë ka menduar për pushtetin dhe jo vendin.

Sipas Alfred Lelës, Lucas ka riprodhuar në libër një shprehje, e cila ka pasur kuptim apo synim tjetër, dhe është keqinterpretuar me qëllim nga të majtët.

“Po, ashtu është. Berisha, kur tha ‘apres moi le deluge’, nuk kishte ndërmend ‘pas meje u bëftë kiameti’, por një kuptim krejt të kundërt: ‘po të largohem unë, do të bëhet kiameti’. Dhe, në fakt ashtu ndodhi pas ikjes së tij,” pranon Lucas. “Dëgjo, thuaji Saliut, çfarëdo të ketë ndodhur mes nesh ‘harroje!”” (është fjala e parë dhe e vetme që ai thotë në shqip gjatë bisedës).

“E respektoj shumë për forcën dhe energjinë që ka. Pas gjithë atyre që i ndodhën vitin e fundit, shumë të tjerë do të ishin dorëzuar”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...