Lucas: Veliaj bën çdo gjë të cilës i ka dalë kundër! Rama më habiti kur...

E Enjte, 05 Janar 2023 15:28

 

Gazetari i njohur shqiptaro-amerikan, Peter Lucas, që ka punuar për disa nga mediat më të njohura dhe prestigjioze në zonën e Bostonit dhe jo vetëm, ka dhënë një intervistë interesante për Alfred Lelën.

Në intervistën e publikuar nga portali Politiko, Lucas flet për marrëdhëniet e tij me Sali Berishën dhe tregon se si ka dalë kundër vendimit të SHBA për shpalljen e tij ‘non grata’.

 

Por Lucas tregon edhe detaje interesante për kryeministrin aktual, Edi Rama.

“Fola me Tomas Meninon, kryetar i bashkisë së Bostonit, i cili me ndërhyrjen time pranoi ta priste Ramën, dhe gjithashtu të binjakëzonte Bostonin me Tiranën. I thashë Ramës se i kisha rregulluar një takim në x ditë dhe orë, por ai më tha se do të shkonte në Kaliforni për një foto me Hillary Clinton-in, asokohe senatore”, tregon Lucas.

“U habita nga ky vendim,” shton Lucas duke arsyetuar se binjakëzimi i Tiranës me Bostonin do të sillte më shumë për qytetin se sa një foto e krybashkiakut me senatoren amerikane.

Gazetari i njohur bën një konstatim interesant edhe për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, pas konstatimit të tij për ndërtimet e shumta në qytet dhe dyshimet se bëhet fjalë për pastrim parash në industrinë e ndërtimit.

“A është kryebashkiak i njëjti Veliaj që ka qenë edhe me “Mjaft”? pyet ai.

“Di të them se Veliaj është rasti tipik i politikanit që bën të gjitha gjërat, të cilave ai vetë ka thënë se është kundër,” konstaton Lucas.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...