Meta: Rama dha 258 mln euro për oligarkët dhe 80 mln për shqiptarët

Premte, 06 Janar 2023 13:10

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha në konferencën e parë për vitin 2023, se pilula elektorale e Edi Ramës nuk impakt real në zbutjen e krizës së çmimeve dhe kostos së jetesës.

“Qeveria vendosi të ndajë 8 miliardë lekë ose më pak se 80 milionë dollarë për pensionistët dhe familjet në nevojë, edhe pse si pasojë e inflacionit të lartë, në 11 muaj arkëtoi 520 milionë USD.

 

Ndërkohë që Rama trumbeton me të madhe “Pakon e Madhe” me 80 milion euro, sipas raportit të KLSH, shpërdorimi dhe grabitja e taksave të shqiptarëve, kalon shifrën 1 miliardë euro, vetëm për periudhën janar-nëntor 2022. Shitjet, qiratë dhe koncesionet janë të parat sa i përket dëmit më të madh që i kanë shkaktuar Buxhetit të Shtetit.

1 miliard euro abuzime, fonde të mjaftueshme për t’u përdorur për mijëra familje që vuajnë rritjen e çmimeve të ushqimeve, për ndërtimin e shkollave dhe dhënien fund të mësimit me turne, për rritjen e pagave të pedagogëve, ndihmë për studentët etj,” tha Meta.

Sipas tij, ndërkohë që Rama jep 80 milion euro për shqiptarët, ai ka dhënë 258 milionë euro për oligarkët.

“Ndërkohë që për 695 mijë pensionistë në mbarë vendin qeveria vendosi të ndajë 8 mijë lekë shpërblim, të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se më datën 27 dhjetor 2022, brenda një dite, Edi Rama ka kaluar në llogaritë e një grushti oligarkësh (kompani ndërtimi dhe honorare) rreth 100 milion euro.

Rama u ndan pensionistëve nga 8 mijë lekë shpërblim në vit, vetëm disa bukë në muaj që nuk mjaftojnë as për mbijetesë.

Në mbledhjen e datës 12 dhjetor 2022, qeveria ka miratuar 36 vendime për shtesë fondi në procesin e rindërtimit, sikur tërmeti ka rënë në këtë datë dhe jo në 2019. Me këto 36 vendime brenda 1 dite, Qeveria ka shtuar 158 milionë euro për klientët ndërtues që po bëjnë rindërtimin e banesave, të cilat do t’i administrojnë e shpërndajnë pa tenderë kryetarët e bashkive, si gjoja financime emergjence.

Ndërkohë që ndahen këto fonde për rindërtimin e banesave, muajin e kaluar (dhjetor 2022) Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkoi qeverisë shqiptare “të zbatojë menjëherë” masa për transparencë dhe llogaridhënie për fondet e emergjencave të tërmetit dhe pandemisë.

55% e fondit të investimeve u shpërnda vetëm për muajin dhjetor me akt normativ duke marrë dhe rreth 20 milion dollarë nga fondi i rezistencës sociale, për t’ua çuar klientëve të vet.

Në total gati 258 milion euro për një grusht oligarkësh si “shpërblim” për Vitin e Ri dhe 80 milion euro për 1 milion shqiptarë,” tha kreu i PL.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...