Shumica e shqiptarëve mendojnë se situata në vend është shumë keq!

Saturday, 07 Janar 2023 08:18

 

56.7% e shqiptarëve mendojnë se situata në vendin tonë është shumë keq.

Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania në muajin dhjetor, vetëm 15.6% e shqiptarëve mendojnë se situata është mirë. Ndërsa 27.4% janë neutralë, as mirë e as keq.

 

Po mendimi i shqiptarëve për situatën e përgjithshme ka ndryshuar çdo muaj. Muaji me numrin e personave që mendonin më pak negativisht është qershori me 50.1% dhe neutralë 30.3%. Në shtator ka një rritje me 10.1%, duke shkuar në 60.2% numri i atyre që mendojnë keq dhe 30.1% neutral.

Rritja vijon edhe në tetor, ku numri i atyre që mendojnë se situata është shumë keq është 75.5% dhe 19.5% janë neutralë.

Ndërkohë në dhjetor ka një rënie të atyre që mendojnë negativisht në 56.7% dhe numri i neutralëve është rritur në 27.4%.


E kundërta e grafikut që mendojnë negativisht për ecurinë e situatës në vendin tonë është grafiku i atyre që mendojnë pozitivisht. Qershori ka numrin më të lartë të atyre që thonë se gjërat po shkojnë shumë mirë me 19.7%.

Shtatori ka një rënie në 9.4%, ndërsa tetori shënon pikën më të ulët të optimizmit me 4.8%, ndërkohë që në dhjetor 2022 ka një rritje në 15.6%.

Tek ata që situatën e shohin keq, më shumë vend zënë ata me paga mesatare, të ulëta deri në 60.00 lekë në muaj.

Për muajin qershor, 57.8% i zënë ata me paga të ulëta dhe 33.8% me paga më të larta.

Për shtatorin 64.3% janë me pagë të ulët dhe 50.5% me pagë më të lartë.

Për tetorin 83.6% janë me pagë më të ulët dhe 65.85% janë me pagë më të lartë. Për muajin dhjetor 65.9% janë me paga të ulëta dhe 51.57% janë me paga të larta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...