Kryetari demokrat, Sali Berisha, thotë se ka dyshime të forta se vdekja e Enver Sheshit, i cili ishte arrestuar për aferën e djegësave, është organizuar nga mafia e inceneratorëve.
POSTIMI I PLOTE
Hidhen dyshime për vdekjen në burg të 59 vjeçarit Enver Sheshi.
Të dashur miq,
vdekjet e dyshimta, eliminimet mafioze në burgjet e ferrit të Edi Ramës janë tashmë dukuri tragjike të zakonshme. Dje mediat njoftuan vdekjen e 59-vjeçarit Enver Sheshi, i arrestuar për skemë mashtrimi me TVSH në aferën e djegësave, ndërkohë që bosët e skemës Rama, Agaçi, Ahmetaj vazhdojnë vjedhjet me kompaninë e tyre të djegësave. Dyshime të forta kanë lindur për mbajtjen e tij në paraburgim.
Sipas disa mesazheve, vdekja e tij është organizuar nga mafia e djegësave, mbasi dinte shumë për djegesat.
Të tjerë pretendojnë se kishte vendosur të dëshmojë me hollësi për skemën e vjedhjes së parave në djegësin e Fierit dhe si u ndanë ato.
Personalisht shtoj:
-Së pari, shpreh ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashur.
-Së dyti, i bëj thirrje Avokatit të Popullit të ndërmarrë me urgjencë hetimin lidhur me rrethanat dhe shkaqet e vdekjes të të ndjerit Enver Shehu dhe të shqyrtojë në çdo aspekt vdekjen e të ndjerit Sheshi në paraburgim. Duke dënuar dhe njëherë kushtet çnjerëzore në burgjet e Shqipërisë.