Alibeaj 'përjashtoi' Këlliçin, kandidat i opozitës për Tiranën - ditën që PD çoi në SPAK Erion Veliajn

E mërkurë, 11 Janar 2023 09:44

Kandidati i Partisë Demkratike për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi zbuloi disa ditë më parë një aferë korruptive të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Këlliçi zuri në flagrancë Veliajn duke tentuar të zhvatë 471 mln lekë, përmes një tenderi fiktiv te rruga 'Xhon Belushi'.

 

Njëkohësisht lajmi u përcoll nga Syri Tv dhe Syri.net, ndërsa reagimet nga opinioni publik po bëheshin gjithnjë e më të forta, pasi po vidhej ditën për diell.

 

E gjithë kjo situatë bëri që Erion Veliaj të anulojë tenderin duke përdorur si justifikim një argument qesharak, lidhur me mundësinë buxhetore të bashkisë së Tiranës për të paguar investitorin. Në të vërtetë, tenderi u anulua pas denoncimit të Këlliçit live për 'Çim Peka Live' në Syri Tv, të premten e kaluar.

Vetë Erion Veliaj nuk ka bërë asnjë koment publik lidhur me këtë skandal dhe për herë të parë ai nuk ka gjetur një alibi, apo të sulmojë kundërshtarët siç bën rëndom sa herë ndaj tij hidhen akuza për afera dhe vepra korruptive.

Por Veliajt, dhe më tej Edi Ramës, i ka ardhur në ndihmë Enkelejd Alibeaj.

Sot deputeti pa asnjë kompetencë apo rol drejtues në selinë blu, njoftoi se ka përjashtuar nga grupi parlamentar demokrat 4 deputetë Agron Shehajn, Oerd Bylykbashin, Tritan Shehun dhe Belind Këlliçin.

Në kulmin e denoncimeve për aferën 471 mln lekë dhe kur Veliaj u kallëzua në SPAK për korrupsion, Rama ka gati veglën e tij, Alibeaj, për ta hedhur si shashkë në tregun mediatik e atë politik, për të krijuar zhurmë dhe ngatërruar fokusin e opinionit publik.

Edhe pse, në të vërtetë proceduralisht Alibeaj nuk ka asnjë rol vendimmarrës në PD, përveç shërbimit ndaj Edi Ramës për interesat e tij që i kryen nga zyrat e tjera pranë pushtetit.

Modifikuar më E mërkurë, 11 Janar 2023 15:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...