Manjani: Pse Alda Klosi nuk është nën hetim nga SPAK, pse trajtohet me preferencë?

E mërkurë, 11 Janar 2023 09:52

 

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani duke folur në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, ka folur në lidhje me paratë e gjetura në shtëpinë e zyrtares Alda Klosi.

Duke folur përballë Adi Krastës, Manjani ka kërkuar të dijë, se pse zyrtarja po trajtohet me preferencë nga SPAK dhe nuk është vënë ende nën hetim.

 

‘Në këtë qeveri, nga inceneratorët tek aspiratorët ka lekë. Po ta shkundësh, dalin lekë.

Policia dhe prokuroria kanë humbur një shans të artë për të bërë një hetim model. Nga një denoncim naiv, që sipas meje, duhej të kishte ndjekur tjetër rrugë, por policia e prokuroria duhej të qepnin gojën dhe ta gjurmonin këtë çështje.

Gjithë kjo ngjarje tani është në vëmendjen e njerëzve. Në shumicën e rasteve bëhet qëllimisht për të i’a humbur peshën.

Amnistia është çështje besimi. Imagjinoni që të dërgosh lekët në bankë dhe nesër del në gazetë. Zonja që ka këtë sasi parash nuk e kuptoj se pse nuk është nën hetimin e SPAK.

Për barazi para ligjit, pse kjo trajtohet me preferencë dhe të tjerët jo, pasi SPAK ka arrestuar njerëz kur u ka gjetur para në shtëpi, që nuk i justifikojnë’, - tha ndër të tjera, Ylli Manjani në SYRI TV.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...