Tritan Shehu: E njoh personalisht Alibeajn, është i dobët dhe pa këllqe

E mërkurë, 11 Janar 2023 15:14

 

Deputet i Partisë Demokratike Tritan Shehu i ftuar ditën e sotme në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, komentoi ‘vendimin’ e Enkelejd Alibeajt për të përjashtuar 4 deputetë të PD, mes tyre edhe Belind Këlliçin, kandidat zyrtar i opozitës për kryetar të bashkisë së Tiranës.

Shehu ndër të tjera u shpreh se Aliebaj shtë kthyer në një 'vegël në duart e mazhorancës' .


“Ky është një veprim i të marrit. Sepse vetëm një i marrë mund të pranojë të merret me këtë gjë. Një njeri pa koshiencë, pa mend dhe pa tru mund të kërkojë të komandohet në këtë mënyrë. Është një uzurpator i drejtimit të grupit parlamentar. Ai është përçarës sepse shkresa e parë që ka firmosur kur u emërua nga kryetari i grupit parlamentar, ishte shkresa për përjashtimin e një grupi të madh deputetësh nga grupi parlamentar.

 

Gjë, që paraardhësi tij, zoti Rusha nuk pranoi ta bëjë dhe dha dorëheqjen nga kryetari i grupit parlamentar. Pra në këtë mënyrë zoti Alibeaj po ecën me konsekuencë, me linjën e tij të përçarjes duke u përdorur nga kjo mazhorancë për të shkatërruar Partinë Demokratike dhe opozitën. Por Alibeaj nuk ka këllqe, unë e njoh karakterin e tij të dobët. Nuk ka as këllqe nuk ka as inteligjencën për të debatuar në atë mënyrë. Ai komandohet dhe shfrytëzohet, nga fakti se e lejon të jetë një person i përdorshëm” u shpreh Shehu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...