Derek Chollet: Në veri të Kosovës ka vakum sigurie, të krijohet urgjentisht Asociacioni

E Enjte, 12 Janar 2023 08:50

 

Këshilltari i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka folur për tensionet në veri të Kosovës, pas barrikadimit të pikave kufitare nga serbët lokal të veriut.

Chollet tha se edhe pas shtensionimit të situatës, veriu ka vakum sigurie teksa theksoi se situata është shqetësuese.

 

“Në Veri ka vakum sigurie. Është shqetësuese situata. Nuk duam të shpenzojmë kohë për menaxhim të krizave. Situata ka qenë e vështirë në dhjetor, sidomos gjatë periudhës së Krishtlindjes”, deklaroi tutje Chollet në takimin me gazetarët kosovarë në Prishtinë.

Chollet po ashtu ka deklaruar se është urgjent krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, duke shtuar se SHBA-ja nuk mbështet aranzhmane që nuk janë në përputhje me Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, apo me vendimet e saj.

Sipas tij, është urgjente që Kosova të përfshihet në dialog, i cili është i përqendruar në njohjen reciproke, pra mbështetur në atë që Presidenti Biden ka theksuar në letrën e tij, se dialogu duhet të përqendrohet në njohjen reciproke mes dy vendeve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...