Xhaferaj: Nuk kam firmosur, vendimi i Alibeajt është një maskaradë!

E Enjte, 12 Janar 2023 09:04

 

Një ditë pasi Enkelejd Alibeaj deklaroi se ka përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së katër deputetë demokratë, vjen një reagim nga deputeti Ferdinand Xhaferaj.

Në një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Xhaferaj tha se nuk ka firmosur për përjashtimin e kolegëve të tij nga grupi.

 

“Jam informuar në media dhe tregon për maskaradën e dimensionit demokratik që ka kjo vendimmarrje. Kjo flet shumë dhe për kolegët dhe për qytetarët shqiptarë. Asnjëherë nuk kam votuar apo firmosur për përjashtim kolegësh. Nuk kam votuar kurrë që dikush të përjashtohet”, u shpreh Xhaferraj ndër të tjera.

 

Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj, sipas vendimit të Alibeaj, nuk janë më pjesë e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Vendimi qesharak i Alibeajt erdhi në një kohë kur pjesa më e madhe e grupit parlamentar kanë mbledhur firmat për shkarkimin e tij si kryetar grupi dhe zgjedhjen e Ervin Salianjit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...