'PS ka grumbulluar forca për Shkodrën'- Reagon Ilir Meta: Më 6 mars, Sali Berisha i shqepi i vetëm fare!

E Enjte, 12 Janar 2023 14:25

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur bindjen e palëkundur se opozita do ta fitojë më 14 maj, jo vetëm bashkinë e Shkodrës, por edhe tri bashkitë e tjera më të mëdha të vendit: Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin.

I pyetur nga mediet në rrezikon Shkodra t’u kalojë socialistëve në zgjedhjet e pritshme lokale, tani që ata kanë mbledhur forcat për ta marrë me çdo kusht këtë fortesë të së djathtës, Ilir Meta theksoi se ishte e pamundur dhe solli në vëmendje faktin se “më 6 mars, Sali Berisha i shqepi i vetëm fare!”


Pyetja ishte: Z.Meta, duke qenë se largimi i Agron Çelajt tani është bërë zyrtarisht në krah të socialistëve, a rrezikon për herë të parë Shkodra, bastion i së djathtës të fitohet nga socialistët duke qenë se për këtë bashki, socialistët kanë grumbulluar forca së bashku me Tom Doshin dhe kandidatin e mundshëm Benet Becin?

 

Ilir Meta: Mos u merrni me lajme të vjetra të një viti që ka ikur, ku pavarësisht se të gjithë ishin bashkë, siç e dini ju më 6 mars, Sali Berisha i shqepi i vetëm fare! Mos u merrni me lajme të vjetra! Merruni me lajme të reja dhe askush nuk na shpërqendron nga fitorja e padiskutueshme që pritet në Tiranë, në Durrës dhe në Elbasan dhe padyshim anembanë Shqipërisë.

Për qarkun e Shkodrës është e qartë se Rilindja do të ketë zero bashki dhe zero mundësi për të njollosur Shkodrën dhe shkodranët. E ka shndërruar Shkodrën në një fshat. Në një fshat të braktisur. Ia ka hequr të gjitha shërbimet dhe të gjitha drejtoritë dhe e mori përgjigjen më 6 mars e do të marrë përgjigjen akoma më të fortë më 14 maj dhe flamuri i demokracisë në Shkodër do të ngjitet edhe dy kate më lart!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...