Berisha: Rama s'na pengon dot regjistrimin në KQZ. Rrëzimi i tij është alternativa - Do ketë protesta!

E Enjte, 12 Janar 2023 21:36
 

"Edi Rama nuk e ndalon dot regjistrimin e PD në KQZ". 

 

Kjo ishte deklarata e kryetarit të PD, Sali Berisha në Çim Peka Live, duke iu referuar deklaratës së kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi i tha se gjykata njeh Lulzim Bashën në krye të partisë. 

 
 

Berisha paralajmëroi se alternativa e opozitës përballë sulmit të Edi Ramës është rrëzimi i tij.

 

Lideri i opozitës paralajmëroi protesta javët e ardhshme.

Pjesë nga intervista

Peka: Duke se Edi Rama e ka shumë problem garën. Në 2019 ju dhuruan një palë zgjedhje nga opozita. Kësaj radhe duket se po e ndalon ai opozitën të garë në zgjedhje, duke pamudësuar regjistrimin në KQZ.
Berisha
: Nuk e ndalon dot.

Peka: A keni menduar ndonjë alternativë.
Berisha
: Rrëzimi i Edi Ramës është alternativa.

Peka: Para zgjedhjeve ...
Berisha
: Në çdo kohë. Ky është revolucion. Ata që nuk e kuptojnë bëjnë gabim. Ky është revolucion dhe i ka të gjitha mjetet në fushë. Fushatën, betejën protestën, të gjitha.

Peka: Dhe ju po thoni se mund të ketë protesta para zgjedhjeve...
Berisha:
 Absolutisht mund të ketë protesta edhe për një javë edhe për dy javë. As nuk ikin kurrë nga rendi i ditës ato. Asgjë nuk mund të na pengojë ne. Zotëri ky është revolucion që ka për mision përmbysjen e një sistemi monist. Sot Shqipëria ka një monizëm më të fortë seç e kishte Shqipëria në 1991. Edi Rama ka mbledhur dhe kontrollon pushtetet 10% më shumë se Ramiz Aliaj në 1991. Kështu që sot revolucioni është zgjidhja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...