Berisha: Rozeta Dobi është kërcënuar, Alda Klosi bashkëpunoi me të

Premte, 13 Janar 2023 15:36

 

Kryetari i PD, Sali Berisha, e nisi konferencën e parë për vitin duke u ndalur te skandali i vjedhjes në banesën e një zyrtareje të lartë të Edi Ramës.

“Janë bërë me dhjetëra kronika, me dhjetëra raportime, por një enigmë ku qëndron edhe çelësi i të vërtetës, nuk është trajtuar në dimensionin e duhur. Nuk është trajtuar raporti Rozeta-kasaforta.

 

Sipas të gjitha të dhënave, Alda Klosi ose i mbante paratë në dyshek dhe flinte, se maniakët e parave, ndjehen komfort kur flenë në dyshekë të mbushur me parë, ose ajo i dha kodin e kasafortës. Ia dha në roje. Ia dha në mirëbesim. Pra, këtu qëndron edhe rebusi.

Ndërkohë, Rozeta Dobi ka marrë kërcënime nga më të mëdhatë. Qeveria ka bërë çdo përpjekje për t’i mbyllur gojën asaj. Gjithçka është bërë dhe ajo realisht e kërcënuar shumë. Thirrja ime është që ajo të shpallet e penduar e drejtësisë. Çka nuk ndodh. Se kjo e lemerit Edi Ramën dhe Arben Ahmetajn. Ata që do shkruajnë skenarin e filmit në të ardhmen, e sigurt që po gjetën artistët, do marrin një ëmim ndërkombëtar.

Rozeta, hajdute apo thjesht iu dhanë ato para, për t’i mbajtur në mirëbesim. Po të marrim variantin e kasafortës, kodin asaj nuk ia ka dhënë asnjë njeri përveç Alda Klosit. Magjistare e bëni ju Rozetën, që të dijë të zbërthejë kasafortat? Magjistare nuk ishte ajo, ishte pastruese. Nëse është histori e eurove në dyshek, përsëri është bashkëpunim mes Aldës dhe Rozetës,” tha Berisha.

“Pse ndodhi ky bashkëpunim mes Rozeta Dobit dhe Alda Klosit? Arben Ahmetaj është kandidat për në kokërr të burgut. Pas Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit. Natyrisht, në universin e interceptimeve telefonike të tij, Alda dilte në radar. Pra, pse unë u ndala në këto? U ndala sepse qeveria po bën gjithçka për të mashtruar qytetarët në këtë hetim.

Se shifra 120 mijë u caktua nga qeveria për t’u thënë nga Alda. Kurse shuma e madhe në tubat e aspiratorit u zbulua rastësisht. Ato të gjitha janë paratë e Aldës, të Arben Ahmetajt, të Edi Ramës. Ato janë paratë e djegësave. Edi Rama e ka shkarkuar atë vetëm pesë ditë, më datë 20, në mënyrë që ajo të mos largohej nga detyra si zyrtare e lartë.

Por, edhe njëherë, Rozeta ose duhet mbrojtur, ose duhet lënë e lirë. Paratë ajo i ka marrë në mirëbesim, siç del.

Cili është ai që mund të thotë se Rozeta gjeti kodin? Nuk ka njeri që e beson këtë. Nëse do kishte marrë një specialist për dekodimin, gjurmët do ishin aty, kamerat do tregonin gjithçka. A ka një gjë të tillë? Nuk ka një gjë të tillë.

Pra kemi të bëjmë një bashkëpunim mes Aldës dhe Rozetës për të larguar paratë nga shtëpia e Aldës. Qoftë me kasafortë, qoftë me dyshek. Fytyra e vërtetë e qeverisë është Alda, që vjen në Tiranë me një apartament 40 metër dhe përfundon me shtatë apartamente, troje, llogari. Kushedi sa ka në Dubai ka ajo nga kontot e Arben Ahmetajt. Ka shpërthyer vjedhja për fushë, thotë populli,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...