‘Bashkimi në bazë parimesh’/ Balliu: Individë me pelerinën e opozitarizmit po dëmtojnë shqiptarët

Premte, 13 Janar 2023 17:05
 
 

I ftuar në SYRI TV me modertoren Armela Ferko, shefi i organizimit të demokratëve Klevis Balliu ka folur për zhvillmet e fundit në PD.

Balliu ka theksuar se për sa i përket bashkimit ajo që ka rëndësi është bashkimi i bazës, është aksionin i opozitës ai i cili më pas prodhon apo jep produkt me votë për mbështetjen qytetare e cila është më e rëndësishmja për momentin.

 
 
 Gjithashtu Balliut, tha se bashkimi i këtij grupi parlamentar duhet të vijë në bazë të parimeve në bazë të bashkimit për atë çka ne të gjithë së bashku besojmë se kjo qeveri është e korruptuar.
 

Sipas shefit të organizimit në PD, kemi qartë një angazhim të qeverisë aktuale për të shkatërruar opozitën si institucion i sistemi të demokracisë dhe këtë po e bëjnë nëpërmjet disa individëve të cilët me pelerinat e opozitarizmit po kërkojnë të shesin vlerat e opozitarizmit dhe parimet demokratike të shtetit shqiptar.Balliu: Për sa i përket bashkimit ajo që ka rëndësi është bashkimi i bazës, është aksionin i opozitës ai i cili më pas prodhon apo jep produkt me votë për mbështetjen qytetare e cila është më e rëndësishmja për momentin.

Problematikat e analizuara në grupin parlamentar, e kuptoj që ka ende individë që kërkojnë të përfitojnë akoma në kurriz të demokratëve dhe të opozitarizmit si institucion demokratik, unë mendoj se ato persona nuk duhen marrë seriozisht, ose më saktë i duhet lënë kohë të kuptojnë gabimet e tyre dhe keqpërdorimin që po i bëjnë vetes, personaliteti, integriteti të tyre si person dhe pastaj si politikan.

Bashkimi i këtij grupi parlamentar duhet të vijë në bazë të parimeve në bazë të bashkimit për atë çka ne të gjithë së bashku besojmë se kjo qeveri është e korruptuar. Në rast se kemi individë që kërkojnë të bashkëpunojnë me qeverinë nuk e di se sa ky bashkim duhet.

Pyetje: Po vijmë drejt zgjedhjeve dhe shifrat janë ato që vlejnë. Po PD-së a po i bëjnë dëm?

Balliu: I bëjnë dëm gjithë shqiptarëve. Kemi qartë një angazhim të qeverisë aktuale për të shkatërruar opozitën si institucion i sistemi të demokracisë dhe këtë po e bëjnë nëpërmjet disa individëve të cilët me pelerinat e opozitarizmit po kërkojnë të shesin vlerat e opozitarizmit dhe parimet demokratike të shtetit shqiptar. Në këtë formë ata dëmtojnë jo vetëm opozitën dhe PD por edhe shqiptarët që janë lënë jetim prej vitesh në duart e krimit të organizuar që kanë kapur institucionet më të larta të shtetit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...