Miku i Edi Ramës/ Vuçiç: 500 herë kam thënë, s’e njoh Kosovën

Saturday, 14 Janar 2023 08:50

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se takimi te enjten në Beograd me zyrtarin special të Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet, ishte “shumë i rëndësishëm”, raporton Syri.net Kosova.

Por sipas Vuçiç, kur bëhet fjalë për raportet e shtetit të tij me Kosovën, palës amerikane ai ia tregoi ato që i quan “Vija të Kuqe”.


Pikësëpari bëhet fjalë rreth propozimit për ujdi Kosovë-Serbi, që tashmë quhet plan i BE-së, përderisa vetë Vuçiç vazhdon ta quajë plan gjermano-francez.

“Nuk do të ketë ndonjë formë të njohjes së Kosovës qoftë formale apo jo formale, apo edhe pajtim që Kosova të anëtarësohet në OKB. Për këtë s’duam të flasim edhe pse këto janë pjesë përbërëse të planit franko-gjerman për marrëveshje. Për krejt çështjet tjera super mund të flasim, nuk po them që do i pranojmë, por mund të flasim e të shohim çka fiton Serbia e çka fiton dikush tjetër”, theksoi Vuçiç para gazetarëve të premten në Beograd.

Ndërsa për themelimin e Asociaconit, Vuçiç shtoi se është mirë që po kërkohet tashmë një gjë e tillë, por ky mekanizëm, sipas kryetarit të Serbisë, nuk mund të formohet sipas Kushtetutës së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të enjten nga Vjena se Prishtina zyrtare është gati që të flet për Asociacionin, që sipas tij nuk guxon të jetë një-etnik dhe kjo në kuadër të propozimit evropian për ujdi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...