Meta: Ndryshimin do ta sjellë vota e 14 majit Meta: Ndryshimin do ta sjellë vota e 14 majit

Tuesday, 17 Janar 2023 08:30

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se për 4 muaj opozita do të ballafaqohet me qeverinë, ndërsa shprehet optimist se 14 maji do të sjellë ndryshim përmes votës.

Meta tha se parlamenti është i kontrolluar nga kjo qeveri, duke shtuar se po tentohet të bllokohet opozita.

 

“Mendoj se në një vend ku skandalet mbivendosen njëri mbi tjetrin, pa asnjë diskutim që situata nuk mund të jetë normale, përfshirë dhe Parlamentin dhe për më tepër në një Parlament të kontrolluar totalisht nga kryeministri aktual, i cili në mënyrat më mafioze përpiqet të bllokojë dhe kontrollin e opozitës në Parlament, e cila duhet të garantojë dhe llogaridhënien e qeverisë. Po kjo është një situatë që ka kohë që ndeshemi. Për 4 muaj do të kemi një ballafaqim. Një mundësi e shkëlqyer për të rikthyer pluralizmin politik në pushtetin vendor. Kemi një kontroll të plotë nga mazhoranca aktuale, përfshirë dhe në këshillat vendor. Opozita shkon në zgjedhje me vëtëdijen që përballë saj nuk është Partia Socialiste por shteti i kapur i rilindjes. Kjo na ndërgjegjëson për vështirësitë po nuk na dekurajon për ndryshimin që do të sjellë vota e 14 majit.”, tha ai.

 

Mes të tjerash ai shtoi se: “Opozita ka nga një kandidat në çdo bashki, se cfarë nxjerr Rilindja nuk është puna jonë. Problemi është Lulizm Basha i cili vazhdon të jetë në xhepin e Edi Ramës, kërkon të uzurpojë vulën dhe logon e Partisë Demokratike. Gjykata është shprehur për PD dhe Edi Rama nuk ka lejuar regjistrimin në gjykatë. Kjo ndërhyrje do të kthehet në boomerang.”.

Modifikuar më Tuesday, 17 Janar 2023 12:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...