Zvarritja: Makinacioni Basha-Alibeaj në Gjykatën e Apelit

Tuesday, 17 Janar 2023 11:58

Ditën që Gjykata e Apelit do të jepte vendimin për kërkesën e Enkelejd Alibeajt që kërkoi bashkimin e Kuvendit të korrikut me atë të 18 dhjetorit, avokati i tij njoftoi tërheqjen nga kërkesa. Me makinacionin e radhës, Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha shmangën vendimin që pritej të jepej sot, duke regjistruar kështu një tjetër akt për të zvarritur dyerve të gjykatave çështjen e Partisë Demokratike

Enkelejd Alibeaj ka tërhequr ankimimin për statutin e Partisë Demokratike. Alibeaj kishte kërkuar që vendimet e dy Kuvendeve, të 17 korrikut dhe të 18 dhjetorit në vitin 2021, të bashkohen, por pasi e zvarriti për një vit dyerve të gjykatave, ka përdorur një tjetër makinacion.

Ditën që Gjykata e Apelit pritej të vendoste për këtë padi, avokati i Alibeajt, Indrit Sefa njoftoi në nisje të seancës së tërhiqeshin nga kjo padi.

Me një makinacion politik, për të mbajtur zvarrë në dyert e gjykatave çështjen e Partisë Demokratike, Alibeaj nuk dha asnjë shpjegim se përse e zvarriti këtë proces për gati një vit, dhe në ditën e vendimit, tërhoqi padinë nga gjykata.

Kujtojmë që ky proces shtyhej dyerve të gjykatave prej një viti, ku fillimisht Alibeaj kishte kërkuar nga kjo gjykatë që të përshpejtonte procesin e të jepte një vendim. Por teksa gjykata kaloi në seancë për shqyrtim, nisi edhe strategjia e radhës për shtyrë e zvarritur seancat, ku të paktën në 3 raste gjyqi u shty me paraqitje të raporteve mjekësore nga avokatët e Alibeajt e në 2 seanca të tjera u përdor si argument kërkesa për përjashtimin e një prej gjyqtareve.

Tashmë mbetet për t’u parë se kush do të jetë makinacioni i radhës i Alibeajt për të vijuar strategjinë e mbajtjes peng të vulës së Partisë Demokratike, por me rëndësi është edhe qëndrimi i deputetëve që ndjekin strategjinë e Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës për të vijuar me zvarritjen e ngërçit në Partinë Demokratike, nëse do mbështesin sërish një hap tjetër përçarës me padi duerve të gjykatave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...