Berisha: Sharra është minierë floriri e Ramës dhe Veliajt, bashkë kanë vjedhur mbi 54 mln euro

E mërkurë, 18 Janar 2023 12:57

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se fusha e Sharrës është kthyer në një minierë floriri për Edi Ramën dhe Erion Veliajn, të cilët në kundërshtim me kontratën dhe ligjin, po abuzojnë me paratë e taksapaguesve.

“Kompania e Ramës dhe Veliajt ka një kontratë për fushën e Sharrës. Aty thuhet se për çdo ton plehrash të depozituar në fushën e Sharrës, bashkitë do paguajnë 11 euro nëse ato nuk digjen dhe do paguajnë 29 euro në rast se ato digjen.

 

Prej gjashtë vitesh në fushën e Sharrës nuk është djegur asnjë kg pleh, bashkitë e Tiranës, qytetarët e Tiranës, paguajnë për çdo ton, jo 11, por 29 euro.

Çka do të thotë se 16 apo 17 euro, përfundojnë në kontot bankare të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Ja se si Sharra është minierë floriri e Ramës dhe Erion Veliajt. Hetimi, investigimi i publikuar dje, faktonte në mënyrën më të pakundërshtueshme se plehrat, mbetjet jo vetëm nuk seleksionoheshin sipas natyrës së tyre, por groposen si 20 vite më parë, pa asnjë veçim, pa asnjë seleksionim, pa asnjë djegie.

Rama dhe Veliaj kanë vjedhur 54 milionë euro.

Pra, të gjitha plehrat që qytetarët i veçojnë në kosha, bashkohen dhe groposen si 20 vite më parë. Ky është një mashtrim, një vjedhje e paimagjinueshme,” tha Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...