Berisha: Nëse nuk zbatohet vendimi i gjykatës, revolucion për të mbrojtur pluralizmin politik

E Enjte, 19 Janar 2023 20:35
 
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në ‘Task Force’ në SYRI TV me Sonila Meçon, është shprehur se nëse Rama nuk lejon zbatimin e vendimit të gjykatës, opozita do të ngrihet me gjithë forcën e saj për një revolucion për të mbrojtur pluralizmin politik.

Berisha tha se, nuk do të dorëzohen zgjedhjet. 

 Ne nuk do të shuhemi, por do të ngrihemi me të gjithë forcën në një revolucion që nuk e ka parë Shqipëria ndonjëherë për të mbrojtur pluralizmin në Shqipëri. E them këtu dhe le ta provojë.

Këtu nëse pluralizmi politik, nëse fati i një demokracie përcaktohet nga një urdhër ekzekutiv për të mbajtur peng vendimin e gjykatës, këtu është fundi. Kjo nuk është gjë tjetër, vetëm asgjësimi i forcës politike dhe pluralizmit. Kjo është dorëzimi i zgjedhjeve.

Nëse ai merr logon, dhe na heq logon ne dhe ne shkojmë me një flamur tjetër në zgjedhje vetëkuptohet që të paktën minimumi 10% e njerëzve do të vinin në shpi për shkak të flamurit. Ky është një mekanizëm për të vjedhur zgjedhjet. Ne do të bëjmë një betejë për jetë ose vdekje të forcës tonë politike. Protesta të papara ndonjëherë.

Nuk po zbatohet vendimi i gjykatës. Unë po veproj për të zbatuar vendimin e gjykatës. Në botë nuk ka forcë që mund të pengojë regjistrimin e një force apo shoqate politike. Ne nuk kemi asnjë lloj tagri për tu dorëzuar para një urdhri ekzekutiv që nuk lejon. Gjykata ka vendosur, unë nuk kam asgjë me gjykatën, sepse ajo ka marrë një vendim.

Unë besoj se revolucioni do të jetë i mbarë shqiptarëve. Me këto zgjedhje ne i japim fund monizmit të Edi Ramës. Ne kemi bërë përgatitjet më serioze për këto zgjedhje, për të marrë pjesë. Atëherë ky nuk do të na lejë të marrim pjesë sepse urdhëron mos regjistrimin e vendimit të gjykatës’, tha gjatë bisedës në SYRI TV, kreut i PD-së, Sali Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...