Si i është qepur Monika Kryemadhi grabitësve me inceneratorët

E Enjte, 19 Janar 2023 20:42
 
Përmes gjurmimit filmik prej 182 ditësh me dron, duke ndjekur itenerarin e një qeseje fosforeshente të vendosur në një kazan plehrash nga vetë Kryemadhi, publiku mësoi qartë se në inceneratorin e Tiranës nuk kryhet asnjë proces, qoftë ndarja e plehrave në burim apo qoftë seleksionimi i tyre për riciklim

Aty kryhet vetëm procesi i peshimit dhe groposjes së mbetjeve. Për të njëjtin proces, Bashkia e Shkodrës e paguan landfillin e Bushatit vetëm 1600 lekë për ton. Pra nuk duhet shumë aftësi matematikore për të arritur në përfundimin, se me plehrat që mbledh bashkia Tiranë, vidhen 15 euro për çdo ton.

Duke nxjerrë këtë skandal me prova dhe filmime, deputetja e PL e ka mbështetur idenë e saj se këtu kemi të bëjmë me një mashtrim të organizuar, duke demostruar edhe sinkronet e Ramës dhe Veliajt që gënjejnë para komisionit hetimor duke thënë se 29 eurot paguhen për tre proceset, ndarje në burim, seleksion për riciklim dhe më pas groposje.

‘Deklaratat e tyre në Komisionin Hetimor janë gënjeshtra dhe për veprimet dhe deklarimet e tyre duhet të dalin bashkë para drejtësisë’, tha Kryemadhi.

Por ky nuk është denoncimi i vetëm i këtij skandali. Që prej kohës kur ishte kryetare e LSI, Kryemadhi i qe qepur me bukë në trastë bosëve të inceneratorëve dhe shtetarëve që firmosnin për ta, në këmbim të favoreve.

Që para zgjedhjeve ajo zbuloi mënyrën se si i ishin kaluar paratë, afro 3 milionë euro, Lefter Kokës përmes kompanive fiktive dhe se si kompesohej ish deputeti Alqi Bllako duke i paguar të atin pensionist me 10 milionë lekë në muaj. Të dy deputetët përfunduan në qeli pas zbulimit të këtyre fakteve.

Por nëse deri këtu gjithçka mund të konsiderohej si një hakmarrje vëllavrasëse mes vëllezërve armiq të LSI, Kryemadhi nuk u ndal me kaq. Targeti i saj i radhës u bë ministrja aktuale e Bujqësisë, që në kohën kur ishte drejtoreshë e AZHBR, i kishte qerasur me një serë të financuar me fondet e BE bosët e inceneratorëve.

Natyrisht një tabelë e përhershme qitjeje ka qenë edhe Erion Veliaj dhe firma e tij e paligjshme, duke tejkaluar kompetencat e Këshillit bashkiak, për të dhënë pëlqimin për ngritjen e inceneratorit të Tiranës.

Image

Ndërsa verën që shkoi, sërisht Monika Kryemadhi u bë epiqendra e një denoncimi që shokoi opinionin publik duke zbuluar barinj, emigrantë në Greqi dhe pensionistë në azile pleqsh, që figuronin si milionerë, pasi u ishte vjedhur identiteti për t’ua përdorur për krijimin e kompanive fiktive që gjoja kryenin punime që justifikonin paratë që buxheti i shtetit derdhte në arkat e bosëve të djegësave.

Kështu ka ndodhur edhe me denoncimin e fundit, kur një dron ka filmuar nga korriku në janar gjithë trajektoren që kryejnë plehrat e Tiranës, në një skemë ku qytetarët paguajnë 29 euro për ton për ndarjen e mbetjeve, veçimin e atyre që janë për riciklim e më pas për kapsulimin, por ku realisht bëhet vetëm procesi i fundit, duke çuar në drejtim të paditur gjysmën e parave të dala nga buxheti.

Modifikuar më E Enjte, 19 Janar 2023 20:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...