Berisha: Rama kërkon të mbushë mendjen me pakon e madhe, kur me rritjen e çmimeve mori gjysëm miliard euro

Premte, 20 Janar 2023 21:53
 
 

Tallje dhe cinizëm e konsideroi lideri historik i PD, Sali Berisha "pakon e madhe" që Edi Rama propagandoi për pensionistët dhe shtresat në nevojë. 

 

Nga Elbasani ku mori pjesë në ceremoninë e 32-vjetorit të themelimit të degës së PD, Berisha deklaroi se Rama mori gjysmë miliard euro në xhepat e qytetarëve, duke rritur çmimet. 

 
 
 Berisha tha se kjo nuk është "pako e madhe" por vjedhja e dytë e madhe. 

"Diktatura e Enver Hoxhës, u privoi lirinë shqiptarëve, por Edi Rama e shndërroi lirinë në fiktive për shqiptarët, sepse aty ku qytetari nuk voton i lirë zbrazëti. Aty ku qytetari humbet besimin tek dheu i tij dhe merr vendim të largohet nga gjiri i tij dhe i komunitetit, aty nuk ka më besim, por një shketëtirë të vërtetë që të shkojë drejt një fati të paditur. Pse të gjitha këto, sepse ky njeri, individ me klanin e tij, vjedh dhe vetëm vjedh. 

Qytetarë dhe qytetare ne ishim në vitin 2005 me rrogat në Ballkan dhe në vitin 2013 përfunduam me votat më të larta se Ballkani dhe Hungaria e Bullgaria. Ne ndërtuam mbi 11 mijë kilometra rrugë. Nuk them se nuk kishte korrupsion, por ishte qindra herë më i ulët, më i pakrahasueshëm se ky që është sot. 

Çfarë u tha pensionistëve për pakon e madhe. Çdo epitet mund ti vendoshësh këtij njeriu, ky tallet me cinizëm me njerëz që numërojnë kafshatën, me njerëz që kanë shkrirë energjinë mendjen e tyre në një jetë të tërë. Në vend që sot të kishin një pension të paktën 3 herë më të lartë dhe sot ai premton dhe mendon se do të ju mbushë mendjen me pakon e madhe. Askush nuk ka qenë më vullgar, cinik dhe i pashpirt se ky. Çfarë pako e madhe? Me vjedhjen e dytë të madhe. 

Vetëm nga xhepat e qytetarëve me rritjen e çmimeve me bordet e tij, mori gjysëm miliardë euro, 520 mln euro. 80 milionë tha po ua kthej dhe ato duke u vjedhur, të tjerat i futën në kontot ofshorë, në dyshekë, tubat e aspirimit. I futën ku i futën këta faqezinj që nuk kanë nder as moral, por përzënë çdo ditë popullin nga Shqipëria.  

KLSH-ja thotë se në 9 muaj këta vodhën 122 miliardë lekë. Por a e dini ju sa është fondi vjetor i pagave në Shqipëri? Është gjithsej 97 miliardë lekë. Pra vetëm me vjedhjen 9 mujore mund të dyfishonin pagat dhe pensionet", u shpreh Berisha. 

Modifikuar më Premte, 20 Janar 2023 21:59

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...