Patronazhimi i administratës/ Rama po e shfrytëzon për 'like' dhe 'share'

Saturday, 21 Janar 2023 10:20

Aplikacioni “Akt1visti” risjell shqetësimin e shfrytëzimit dhe kontrollin e administratës nga mazhoranca, në prag të zgjedhjeve lokale 2023.

Aplikacioni u lajmërua nga Rama në fund të vitit të kaluar. Në një video të postuar në rrjetin social “Instagram”, Rama shprehej: “Patronazhisti, patronazhist, është ç‘është, por aktivisti… Nuk keni parë gjë akoma”.

 

Qëllimi i postimit në dukje misterioz asokohe u zbulua për publikun e gjerë javën e kaluar. Ishte i pari eksperti i IT, Gent Progni e më tej raportimet në media dhe denoncimet e opozitës që treguan se ky aplikacion ishte një formë kontrolli ndaj administratës dhe shfrytëzimi të saj për të rritur aktivitetin e kryeministrit dhe anëtarëve të qeverisë në rrjetet sociale.

Talant Balla, nga kampi i mazhorancës, mbrojti aplikacionin, duke u shprehur se “gjithçka është e bazuar në parimet e respektimit të mbrojtjes të të dhënave personale dhe në respekt të ligjit zgjedhor”.

Por, a është e vërtetë kjo? A po respektohen të dhënat personale me përdorimin e këtij aplikacioni.

Eksperti i IT, Gent Progni shpjegon se përmes “app-it”, përdoruesve mund t'i kontrollohet aktivitetet në rrjetet sociale, që nga “pëlqimet” e deri te mesazhet.

“Drejtorët e administratës detyrojnë punonjësit të instalojnë aplikacionin dhe t'i bëjnë ‘authenticate-r’. Dhe kur e bën këtë, aplikacioni ka të drejtë të shohë gjithëçka që ti bën në rrjetet e tua sociale, që nga leximi i mesazheve e deri te share-t e like-t, etj”, shpjegon Progni në një prononcim për Boldnews.al.

Çfarë ndodh më pas?

Progni shpjegon se bëhen raporte për sektorë të ndryshëm të administratës, të cilat dorëzohen në zyrat e ministrive të linjës e më tej edhe te kryeministri. Pas kësaj, kryhet një analizë dhe krijohet një sistem pikëzimi për përdoruesit – punonjëset e administratës, të cilët më pas në bazë të të performancës shpërblehen apo penalizohen. Analizat, sipas ekspertit janë periodike – 1 ose 2 javore dhe në bazë të tyre punohet me fushata manipuluese në rrjetet sociale.

Këtë të premte, në një postim në faqen e tij në FB, Progni zbuloi të dhënat e raportit të javës së kaluar.

“S’kemi probleme të tjera ne shqiptaret, sa qeveria ka kohe të merret me statistikat e Facebook, vendosen fondet dhe aftësitë apo mosaftësitë e ministrave, drejtorëve dhe administratës”, kritikon Progni mekanizmin që po përdoret nga mazhoranca.

Meraku i kryeministrit Edi Rama për rrjetet sociale është i njohur prej vitesh tashmë. Në vitin 2018, ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka do të shprehej se diskutimi për performancën në rrjetet sociale, zë një hapësirë të konsiderueshme kohore në mbledhjet e Ramës me ministrat.

Mbledhjen e tij të parë do ta përshkruante me këto fjalë:

“Në mbledhjen e parë të qeverisë Shqiptare ku mora pjesë (7 nëntor), fliste vetëm një individ, kryeministri (KM) i vendit, ndërsa të tjerët mbanin shënime. Pjesa e parë ishte formale, KM i vendit lexonte vendimet dhe vetë pohonte ‘miratohet’. Pas kësaj pjese formale, u lumturova sepse kishte një minutazh të caktuar për diskutim, dhe tema ishte: Performanca e ministrive. Ku ka temë më të bukur dhe më të rëndësishme se kjo. Mendova se vlerësues i performancës do ishin objektivat, zbatimi i reformës, por JO. Në ekran projektohet një tabelë ku në krah të majtë ishin renditur ministritë dhe përkrah çdo ministrie ishte numri i Pëlqimeve (Likes), Shpërndarjeve (Shares) në Facebook, ‘Retweet’ në Twitter, dhe ‘Pëlqimet’ në Instagram. O Zot mendova, ku jam?! Ndërkohë që vendi im ka shumë probleme ekonomike dhe sociale, qeveria shqiptare harxhon kohë të vlefshme dhe diskuton ‘Pëlqimet’ dhe ‘Shpërndarjet’ në rrjetet sociale…”

Sipas tij, kryeministri mbajti 20-30 minuta diskutim për performancën e dobët që ministritë kishin bërë në rrjetet sociale, dhe e cilësoi skandaloze që kishte dhe zv.ministra që merrnin 2 pëlqime.

“Qeveria shqiptare lufton për formën (fasadën) dhe jo përmbajtjen (zbatimi i reformës, treguesit ekonomik, cilësia në arsim etj)”, do të argumentonte Muka.

Që prej atëherë, duket se qasja e qeverisë mbetet e njëjtë./BOLDNEWS

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...