"Live nga trafiku kilometrik ne rrugen e “florinjte” ne Unazen e Re. Ky eshte realiteti i qindra mijra qytetareve te Tiranes cdo dite te javes", shkruan Këlliçi në Facebook.
Këlliçi tha se për rrugën janë shpenzuar miliona euro, por realiteti në terren është një situatë makthi për mijëra qytetarë.
Shpenzime kohe, shpenzime karburanti, shpenzime parash dhe vonesa që iu shkaktohen qytetarëve për shkak të këtij trafiku të rënduar. Kjo situatë është në radhë kilometrike në të gjithë Tiranën. Çdo ditë do të jemi duke treguar live jetën e përditshme të banorëve të kryeqytetit brendësinë e lagjeve, infrastrukturën, rrugën, trafikun, ndërtimet pa leje, kaosin urganistik që i kanë marrë frymën falë një emri që quhet Erion Veliaj", tha Këlliçi.
Gjithashtu, Këlliçi akuzoi Veliajn se në kronikat e tij të montuara, fsheh të vërtetën e trafikut të Astirit.
"Kurrë në videot e montuara të kryetarit të bashkisë së Tiranës ne nuk i shohim këto pamje. Detyra ime si kandidat i bashkisë së Tiranës është që të gjithë hapësirën publike që kam, mundësinë që kam për të pasqyruar lajme çdo ditë nga terreni, i jap mundësinë banorëve, teleshikuese, shikuesve në Facebook që të shohin problematikat e tyre infrastrukturën, lagjet e tyre, trafikun e rënduar dhe probleme të cilat ata i hasin çdo ditë", shtoi Belind Këlliçi.