Arrestimet në SHBA/ Berisha: Dorian Duçka është mafiozi me adresë qeveritare, dërgoi Ramën në Kinë

Tuesday, 24 Janar 2023 13:48

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se kryeministri Edi Rama është i implikuar në aferën e Charles McGonigal në SHBA përmes dy emrave të dyshimtë: Agron Nezës dhe Dorian Duçkës.

Këtë të fundit, Berisha e quajti një mafioz të rrezikshëm.

 

“Çfarë është Dorian Duçka? Është një mafioz i punësuar si drejtor për katër vite në një konglomerat energjetik kinez. Ju kujtohen avionët që merrnin Edi Ramën dhe Olsi Ramën që i çonin në Pekin? Ato i sillte drejtor Duçka. Kjo kompani është në hetim të thellë në Kinë dhe SHBA njëkohësisht.

 

Dorian Duçka, sipas FBI, qëndron në paradhomën e kryeministrit. Ai përdor emailin dhe adresën qeveritare. Sipas hetimeve të FBI, përdor email qeveritar të Shqipërisë dhe adresë të qeverisë së Shqipërisë.

Mediat kanë filmuar Duçkën tek del nga kryeministria me eksponentë kryesorë të kartelit më të fuqishëm në botë të drogës, Sinaloa,” tha Berisha.

“Në të gjitha materialet, edhe ato direkt të Departamentit të Drejtësisë, strumbullar si persona, në afërn McGonigal janë jo vetëm këta, por me emra është Edi Rama, Agron Neza dhe Dorian Duçka.

Agron Neza quhet personi A, Dorian Duçka quhet personi B. Por identifikohen fare lehtë në mediat e tjera. Kurse Rama nuk është as A, as B, por siç është, Edi Rama i lidhur kokë e këmbë, kokë e xhep me agjentin e rrezikshëm.

Në historinë e FBI, ky është zyrtari më i lartë që ky institucion i vë hekurat.

Për të gjitha këto, PD denoncon publikisht këtë lidhje mafioze të dyshimtë me asete ruse të Edi Ramës,” shtoi kreu i PD.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...