Reagon Personi B/ Kush është këshilltari i Ramës i lidhur me kinezët

E mërkurë, 25 Janar 2023 12:32

 

Në dosjen e gjatë hetimore të SHBA për Edi Ramën, një nga emrat më të rëndësishëm, i etiketuar si Personi B, është Dorian Duçka, i cili thuhet se është një këshilltar informal i kryeministrit shqiptar.

Edhe pse këshilltar informal, ai qëndron në paradhomën e Ramës dhe përdor të gjithë elementët qeveritarë, që nga emaili dhe deri te pasaporta, për të vepruar si njeriu i ngushtë i Ramës.


Sot, Duçka bëri një reagim të shkurtër për këtë skandal.

“Nuk kam koment, mund t’i drejtoheni Departamentit të Drejtësisë Amerikane nëse keni nevojë për më shumë informacion” shkruan Duçka në përgjigjen e tij për Euronews Albania.

Më i rëndë është fakti se Duçka, në dosjen e Departamentit të Drejtësisë, thuhet se punon për një konglomerat kinez.

Ai ka lobuar për të korruptuar ish-zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal, për interesa të ngushta financiare.

Ndërkohë kreu i opozitës shqiptare, Sali Berisha, ka deklaruar se Personi B, Dorian Duçka, është nën hetim jo vetëm në SHBA, por edhe vetë në Kinë.

Berisha tha se një avion i gjatë që pati mbërritur dikur në Rinas, ka marrë Duçkën, bashkë me Ramën dhe vëllain e tij, Olsin, për t’i dërguar në Kinë.

Por Duçka është një personazh akoma më i rrezikshëm. Para disa kohësh mediat raportuan se një eksponent i kartelit më të rrezikshëm botëror, Sinaloa, ka vizituar zyrën e kryeministrit shqiptar.

Personi që e dërgoi në zyrën e Ramës nuk ishte as më shumë dhe as më pak, por vetë Duçka. Ky ka lobuar për të korruptuar edhe ligjvënës dhe zyrtarë të tjerë jo vetëm në SHBA, por edhe në Europë, kryesisht në Gjermani.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...