Berisha: Mafia qeveritare shqiptare, më e rrezikshmja në planet! McGonigal u përdor për qëllime politike

E mërkurë, 25 Janar 2023 16:32

“Mafia qeveritare shqiptare është mafia më e rrezikshme e Europës dhe planetit. Shqipëria me dy mafiozë, Agron Nezën dhe Dorian Duçkën, arrin të fusë në rrjetë  një njeri të brishtë nga morali dhe çdo gjë. 

Në vend që të informonin menjëherë vendin partner, këta e shfrytëzuan dobësitë e tij dhe e angazhuan në një luftë politike të paimagjinueshme.
 

E paguan atë për veprimtari antikushtetuese në SHBA. E paguan atë për përdorimin e institucionit themelor të sigurisë së SHBA, të brendshëm, për qëllime politike. E paguan që të përdorë FBI si një agjenci private.Edi Rama është bashkautor në këtë krim të shëmtuar.

McGonigal ka bërë gjashtë udhëtime në Shqipëri. Ka bërë takime jo vetëm me Edi Ramën, por edhe me Ardi Veliun, me kupolën e policisë, etj.

Thuhet se të gjitha i ka bërë me pagesë, me faturë. Që të gjitha udhëtime të fshehta.

Që të gjitha pa deklaruar oficerin e sigurimit që e shoqëronte edhe deri në tualet, Agron Nezën. Askund nuk e tregonte

Merrte 225 mijë dollarë prej tij, por krijonte edhe ndërmarrje bashkë me të, që të zhvaste edhe 500 mijë dollarë në Bosnje për takime në misionin e SHBA në OKB.

Rama me Nezën dhe Duçkën bënë gjithçka që t’i japin mundësi këtij njeriu, që të shkelmojë rregullat dhe kodin e institucionit të tij, institucion me rëndësi themelore jo vetëm për SHBA, por edhe për mbarë vendet e NATO-s dhe vendet e lira.

Ajo që të bën përshtypje, ndonëse flet e mbarë bota, mendon se do e kalojë me një Tëitter, ku thotë se aty nuk flitet për mua.

Nxjerr mjeranë dhe pseudoanalistë dhe betohet që në 16 faqe, ku flitet vetëm për të dhe bashkëpunëtorët e tij, se akuzën tjetër, për paratë e Deripaskës nuk e kanë publikuar.

Pra 16 faqe janë vetëm afera shqiptare.

Këto janë akte tmerrësisht të rënda në marrëdhëniet mes dy vendeve. Është një pabesi ekstreme,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...