SPAK në lëvizje për të prodhuar lajm/ Shkëlzen Berisha flet pas dëshmisë

E Enjte, 26 Janar 2023 12:52

Kulmi arriti para pak ditësh, kur mbërriti skandali i skandaleve, ai i arrestimit të mikut të ngushtë të Edi Ramës, Charles McGonigal. Skandali ka tronditur opinionin mediatik dhe publik në SHBA dhe mbarë botën perëndimore.

 
 

Qeveria tentoi që të shpikë disa shashka për ’21 janarin’ për të shumuar këtë mega-skandal. Por edhe SPAK nuk ngelet pas në përpjekjet për të prodhuar lajm. Sot u raportua se Shkëlzen Berisha është paraqitur në SPAK për çështjen e Gërdecit.

Për ironi, thirrja kishte ardhur nga të njëjtët prokurorë që 15 vite më parë deklaronin se nuk ka asnjë arsye të thirrje, duke konfirmuar se si SPAK është nën kontrollin e Edi Ramës. Në ditën kur mbarë bota dhe Shqipëria po flet për Edi Ramën, SPAK u mundua të shpikë një tjetër lajm. Madje këtë skemë e ‘zbardhi’ edhe Taulant Balla nga seanca sot, kur tha se nuk duhet diskutuar për skandalin e Ramës, por për këtë që po bën SPAK.

Vetë Berisha dha një deklaratë pasi doli nga SPAK.

“Jam thirrur për t’u pyetur si person që mund të ketë lidhje me rrethanat e hetimit për çështjen e Gërdecit. Ato që thashë në SPAK i kam deklaruar dhe publikisht. Nuk mendoj se deklaratat e mia i kanë dhënë asnjë ndihmë hetimit në fjalë sepse nuk kam pasur lidhje. Kam ardhur në respektim të ligjit si çdo qytetar. Ajo që më bën përshtypje që pas 15 vitesh e njëjta prokurori mendon se mund të kem dijeni për rrethanat e hetimit pas kaq shumë vitesh. Mendoj se pa diskutim prokuroria duhet t’i thotë publikut se e kujt është ajo kaligrafi. Duhet të verifikojë se e kujt është kaligrafia nëse nuk është falsifikim sepse në origjinal nuk është. Nuk ndjehem i rrezikuar”, tha ai.

Modifikuar më E Enjte, 26 Janar 2023 20:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...