Skandali Rama-McGonigal/ Berisha: Qëllimi makabër i tyre ishte marrja peng e kreut të opozitës

Premte, 27 Janar 2023 14:01

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi sot se qëllimi makabër i dyshes Edi Rama-Charles McGonigal ishte marrja peng e kreut të opozitës.

“Ajo që ka revoltuar në shkallë ekstreme qytetarët shqiptarë, është fakti se Edi Rama ka arritur me fuqinë e tij korruptive të shndërrojë në mburojë korrupsionin ndërkombëtar, në mburojë të pushtetit të tij të korruptuar. Unë kam denoncuar këtu para jush këtë fenomen, ndër më të rrezikshmit, këtë pasojë, këtë fenomen, i cili arrin në formën më kulmore në rastin e regjimit të Edi Ramës.

 

Paguhet njeriu më i besuar i FBI-së për të sulmuar, për të ndërmarrë veprime, akte kundër opozitës demokratike të një vendi, me qëllimin makabër të marrjes peng të kreut të saj.

 

Kur një akt i tillë kryhet ndaj një zyrtari të atij niveli të një vendi të lirë, përbën krimin më të shëmtuar, të cilët nuk mund të veprojnë kurrë ndaj një vendi tjetër të lirë. SHBA udhëheqin me vlerat, parimet dhe lirinë që ato mbrojnë. Edi Rama rekruton me korrupsion McGonigal për t’i futur thikën opozitës, për të çimentosur pushtetin korruptiv të Edi Ramës,” tha Berisha.

I pyetur për qëndrimin që ka mbajtur ndaj dosjes së Lulzim Bashës, Berisha tha:

“Nëse ka një njeri që ka mohuar në mënyrë të vendosur dosjen ruse, ka qenë Sali Berisha. Për katër vite kam hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur burimin rus.

Vijmë më vonë. Në prill të vitit 2022, i deklaron Lulzim se ke futur duart thellë ën xhepat rusë dhe ndërhyn me Engjëll Agaçin dhe bllokon dosjen, nuk e çon dosjen në Gjykatën e Lartë. E kam denoncuar sigurisht sepse kjo ishte. Më keni dëgjuar të flas për peng-Bashën, kjo ishte që ta marrësh tjetrin peng me dosjen.

Ndërkohë më erdhën mesazhe nga bashkëatdhetarët që më deklaruan se nuk kanë dhënë asnjë qindarkë për Nick Muzin, por se kemi firmosur sikur i kemi dhënë dhe jemi të gatshëm të vijmë në prokurorinë e Tiranës të deklarojmë nëse e konsideron të dobishme. Pasi kam marrë këto informacione, kam deklaruar se burimi i parave mund të jetë ruse. Dhe i kam kërkuar Bashës të deklarojë burimin e parave.

Doli raporti nga komuniteti i inteligjencës, nga FBI, CIA, shërbimi inteligjent i Pentagonit dhe 30 e ca agjenci inteligjence në SHBA. Ky raport citonte në mënyrë direkte PD-në. Kam kërkuar në mënyrë publike që të bëjë publike burimin e financimit, se kur vjen problemi te një çështje e madhe, që ka implikime shumë më të gjera se personi yt, ti duhet të gjesh integritetin, guximin dhe kurajën që të thuash se nuk kam marrë kurrë. Atëherë dil e thuaj se ku i ke marrë paratë. Në këtë mënyrë, edhe pse mund të kesh shkelje ligjore, çlirohesh nga një barrë e madhe që e ke detyrim para vendit, para PD-së," tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...