Berisha: Do të përmbushim misionin tonë, do arkivojmë në koshin e historisë Edi Ramën dhe regjimin e tij!

Premte, 27 Janar 2023 21:02

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzon Edi Ramën se ka korruptuar një nga njerëzit më të rëndësishëm për sigurinë në SHBA dhe më gjerë, ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal. 

 

Përpara demokratëve të Kamzës, ku mori pjesë në ceremoninë e 32-vjetorit të themelimit të degës së PD, Berisha tha se opozita tashmë ka një mision historik. 

 
 

"Ky duhet shporrur një minutë e më parë, sepse është fatkeqësi e madhe kombëtare", tha Berisha. 

Lideri i opozitës deklaroi se Edi Rama dhe regjimi i tij do të arkivohen në koshin e historisë. 

"Ky kryeministër arrin të korruptojë një nga 2-3 njerëzit më të rëndësishëm për sigurinë e SHBA dhe botës së lirë. E kontakton atë për misione të shkatërrimit të opozitës. Ne zotohemi këtu se, Edi Rama do të bëhesh përgjegjës deri më një. Demokratët nuk ta falin kurrë këtë akt të turpshëm, antikombëtar, antidemokratik, antikushtetues. 

U bëj thirrje shqiptarëve kudo që janë, pavarësisht nga bindjet e tyre politike, shtroni pyetjen vetes; çfarë përfaqëson për ju një kryeministër që rekruton me korrupsion një nga 2-3 njerëzit më të rëndësishëm të vendit përgjegjës për sigurinë në botë, për karrigen e tij. Çfarë normash ka. Çfarë përfaqëson ky njeri duke përdorur një aset rus për të shkatërruar opozitën e vendit të tij. Ky është një armik i juaj, pavarësisht nga bindjet politike, një turp i joni, pavarësisht nga bindjet politike. Ky duhet shporrur një minutë e më parë, sepse është fatkeqësi e madhe kombëtare.

Duke ardhur tek ju, po lexoja në një nga gazetat më serioze perëndimore, se si një zonjushe i trokasin në shtëpi dy agjentë të FBI-së dhe i nxjerrin një fotografi në të cilën ishte Charles McGonigal dhe Edi Rama. Zonjushës ju tha, a i njeh ti këto dy persona. Ja ky është kryeministri faqezi. Është bërë i kërkuar kudo. Ky nuk mbahet as një ditë, asnjë javë, asnjë muaj. 

Prandaj edhe njëherë i kërkoj të japë dorëheqjen se asnjë alternativë tjetër nuk ka. 

PD-ja angazhohet me një betejë finale, me të cilën ajo ka si qëllim madhor, rikthimin e votës së lirë për shqiptarët. E rikthye, votën e lirë në PD, në zgjedhjen e kryetarëve të saj dhe në garën për qytetarë të parë të bashkive. Qëllimi kryesor është kthimi i votës së lirë për qytetarët e saj dhe ne këtë do të realizojmë. Vota e lirë dhe PD-ja janë një dhe e pandarë. Vota e lirë dhe të drejtat e qytetarëve, dinjiteti i qytetarëve, shteti ligjor, e ardhmja e Shqipërisë dhe Kombit janë një dhe e pandarë. Ndaj dhe ne do të jemi në këmbë për të përmbushur misionin tonë, për të arkivuar në koshin e historisë, një person, një regjim si ky i Edi Ramës", tha Berisha. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...