Rama korruptoi McGonigal, reagon drejtori i FBI: E papranueshme. Do zbardhim ngjarjen!

Saturday, 28 Janar 2023 11:02

Ish-agjenti i FBI është marrë zyrtarisht i pandehur për 225 mijë dollarët e marrë nga Edi Rama, udhëtimet e padeklaruara dhe lidhjen me oligarkët rusë të sanksionuar nga Departamenti i Shtetit. 

 Përballë këtij cikloni akuzash nga Amerika deri në Shqipëri, ka reaguar për herë të parë drejtori i FBI, Christopher Wray. 

Ai i është drejtuar gazetarëve për herë të parë publikisht këtë të premte ku ka folur për arrestimin e ish-zyrtarit Charles McGonigal.

Wray u shpreh se akuzat janë të rënda dhe ajo që ka bërë McGonigal është e papranueshme dhe se do të mbajë përgjegjësi ligjore. 

Sipas drejtorit të FBI, ajo që ndodhi me McGonigal tregon se agjencia mund të kontrollojë veten.

Wray tha se ishin agjentët e FBI-së që “metodikisht dhe profesionalisht” e përpiluan çështjen kundër McGonigal.

Ajo që unë mendoj është se akuzat në këtë rast demonstrojnë gatishmëria e FBI-së si një organizatë për të hedhur dritë mbi sjelljen që është krejtësisht e papranueshme, duke përfshirë kur ndodh nga një prej njerëzve tanë, dhe për t’i mbajtur ata njerëz përgjegjës. Sjellja e McGonigal nuk përfaqëson FBI. Jemi të gatshëm të hedhim dritë mbi ngjarjen”, u tha Wray gazetarëve në Uashington të premten.

"Ne po flasim për një person që është larguar nga FBI për më shumë se katër vjet tani", tha Wray.

“Është FBI ajo që nisi këtë hetim. Është FBI-ja dhe agjentët tanë që me kujdes dhe metodikë e bashkuan çështjen kundër tij. Dhe është FBI që e arrestoi atë”.

Wray shtoi se sjellja e McGonigal “nuk është përfaqësuese e asaj që shoh nga burrat dhe gratë e FBI-së çdo ditë”.

Në lidhje me këtë dosje reagoi edhe Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland duke thënë se çdo punonjës federal bën një betim për të mbështetur Kushtetutën e SHBA dhe për të kryer me besnikëri detyrat.

“Ne e marrim këtë betim seriozisht dhe do të sigurohemi që kushdo që nuk e përmbush atë betim të mbajë përgjegjës”, u shpreh Garland. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...