Skandali Rama-McGonigal/ Berisha: Gati për betejën finale, shqiparët nuk mund ta pranojnë këtë kryeministër

Saturday, 28 Janar 2023 12:25

Ai u bëri thirrje demokratëve që të bëhen gati për betejën finale.

“Në vitin 1990, misioni ynë ishte të përmbysim monizmin e Ramiz Alisë dhe bllokmenëve hoxhistë. U përballëm me çdo lloj terrori por nuk u mposhtëm. Forca e idealeve tona e përmbysi atë regjim. Sot pas 32 vitesh jemi përsëri në një monizëm, që bazohet te krimi, droga dhe korrupsioni shqiptar dhe ndërkombëtar.

Edi Rama, armik i lirisë së shqiptarëve, ia ka dalë që me taksat tuaja, me paratë tuaja, të rekrutojë, në kundërshtim me ligjet e vendit dhe SHBA, njërin nga personat më të rëndësishëm në fushën e sigurisë së asaj toke. Por ky është akt, të cilin duhet ta ndëshkojmë dhe do e ndëshkojnë shqiptarët. Shqiptarët nuk mund të pranojnë një kryeministër që angazhohet në korrupsionin botëror kundër opozitës shqiptare.

Ndaj dhe sot, çdo demokrat dhe demokrate, çdo qytetar dhe qytetare e Matit, Klosit dhe gjithë Shqipërisë janë në një mision historik: përmbysjen e këtij monizmi të urryer. Përmbysjen e këtij monizmi armik të lirisë dhe shqiptarëve, përmbysjen e një njeriu që në shtatë vite përzuri 31 përqind të popullatës, çka nuk ka ndodhur në asnjë luftë, në asnjë vend përveçse në Shqipëri,” tha Berisha.

“Misioni ynë është largimi një minutë e më parë i Edi Ramës nga pushteti. Ne, së shpejti kalojmë në betejën finale, kundër këtij armiku, i cili turpëron çdo vend, çdo njeriu, çdo qytetar. Kundër këtij armiku, që zbaton parimet më të zeza ndaj kundërshtarit dhe opozitës. Kundër këtij armiku të pabesë, të paskrupullt, që nuk ngurron t’i fusë thika edhe partnerit më kryesor strategjik të Shqipërisë.

Edi Rama ka tejkaluar çdo lloj pragu, çdo lloj vije të kuqe. Çdo ditë që qëndron është dënim, është haraç, është turp për çdo shqiptar. Ndaj dhe të ngrihemi, t’i tregojmë botës se ne kurrë, korrupsioni nuk na mposht. Se ne kurrë fatkeqësia nuk na mposht. Se ne kurrë nuk pranojmë dhe nuk do pranojmë monizmin, përkundrazi do bëjmë gjithçka, çdo sakrificë që shqiptarët të votojnë si qytetarë të lirë. Ndaj të bëhemi për betejën tonë finale, me çdo çmim, me çdo kusht, qytetarët duhet të votojnë të lirë,” shtoi kryedemokrati.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...