Berisha: Themelimi i PD, ngjarja më e rëndësishme që pas pavarësisë! Ne mbrojmë interesin kombëtar

Saturday, 28 Janar 2023 12:45

“Së pari, më lejoni së bashku me ju të përulemi me nderimin më të madh para të gjithë atyre matjanëve që 32 vite më parë, themeluan këtu në Mat, degën e PD-së. E themeluan atë në kushtet e një terrori të vërtetë komunist kundër saj.

Mati ka njohur pas themelimit të PD-së, ndër terroret më të egra kundër demokratëve. Themeluesit dhe qytetarët e Matit që mbështetën atë, në antimitingun e organizuar nga Ramiz Alia dhe diktatura e tij, kaluan mes gurëve dhe plumbave, por nuk u mposhtën. Së bashku me Azem Hajdarin në krye, ata ia dolën të shmangin aktin që kishte parashikuar Partia e Punës. Dhe Mati u shndërrua në një bastion të demokracisë.
 

Themelimi i PD dhe revolucioni demokratik i viteve ’90 përbën ngjarjen më të rëndësishme për Shqipërinë pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. 46 vite në diktaturë tjetërsuan shqiptarët. 46 vite në diktaturë i vendosën shqiptarët në terrorin e urisë, në terrorin psikologjik të kasaphanës së luftës së klasave, në terrorin e burgjeve dhe kampeve të përqendrimit.

Themelimi i PD si parti e lirisë, dinjitetit njerëzor dhe interesit kombëtar të PD, shënoi kthesën epokale për Shqipërinë dhe kombin shqiptar. Bëri që shqiptarët, njerëzit më të shtypur të planetit, të shndërrohen në qenie të lira, ashtu siç kishin lindur, ashtu siç janë njerëzit para Zotit dhe lirisë.

Në rrugëtimin e saj, PD ia doli të ndërtojë në Shqipëri sistemin demokratik. Ndërtoi ekonominë e tregut. Ia doli që shqiptarët, më të varfrit e të varfërve në Europë dhe planet, të lënë mbrapa të gjitha kombet e tjera të Ballkanit për rrogën mesatare të vitit 2008.

Ia dolën që shqiptarët, më të izoluar në Europë, të anëtarësohen në KiE, NATO, të marrin rekomandimin për statusin e vendit kandidat, të vendosin bashkëpunim me vendet më të lira të botës. Shqipëria sot, 32 vite më vonë, është 32 herë më ndryshe nga ajo që ishte në vitin 1990 dhe 1991. Ndaj më uroj të lejoj 32 herë, gëzuar festën, gëzuar themelimin e PD,” tha Berisha.

“PD ia doli me revolucion paqësor të shndërrojë Shqipërinë në vendin e shtetit ligjor dhe vendin e qytetarëve të lirë. Ajo në javën e parë do deklaronte se ylli i saj polar do të ishte çështja kombëtare.

Kjo deklaratë do bëhej programi i PD. E vërteta është se ne mbështetëm dhe mbështesim në çdo kohë, shqiptarët kudo që janë, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë, Bujanovc e kudo që ndodhen.

Pikërisht se PD u dëshmua zëdhënëse besnike e interesit kombëtar të shqiptarëve dhe çështjes kombëtare, jo rastësisht, pavarësia e Kosovës do shpallej në Tiranë, në vizitën e tij historike nga presidenti dhe miku i madh i shqiptarëve, Xhorxh Bush.

Në çdo rrethanë ne mbrojtëm dhe do mbrojmë interesin kombëtar. Kombi jeton në dy-tre shtete, por interesi kombëtar i shqiptarëve është një dhe i pandarë dhe ne do e mbrojmë atë në çdo kohë, në çdo rast, pa u lëkundur, sepse është jetik për të ardhmen tonë.

Kjo është arsyeja se pse ne mbështetëm me gjithë potencialin tonë, luftën çlirimtare në Kosovë, mbështetëm pavarësinë e Kosovës, kundërshtuam me forcën më të madhe pazaret e Edi Ramës dhe padronit të tij Vuçiç me Kosovën dhe territorin e saj. Kundërshtuam me forcën më të madhe Ballkanin e Hapur të Vuçiçit dhe vasalit Edi Rama si projekt ruso-serb.

Ne qëndrojmë për integrimin e Shqipërisë në BE, qëndrojmë për Nismën e Berlinit, për paqen dhe bashkëpunimin rajonal,”theksoi kreu i PD

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...