Gazetari i njohur amerikan: Sekti Soros-FBI-Biden-Blinken punoi për të goditur politikisht Berishën

Tuesday, 31 Janar 2023 08:26

 

Gazetari i njohur amerikan, Dan Bongino, ka hedhur akuza të forta në drejtim të presidentit amerikan, Joe Biden. Në programin e tij, ai thotë se sekti Soros-Biden-FBI-Blinken punuan qëllimisht për të goditur presidentin e parë antikomunist në Shqipëri, Sali Berisha.

Bongino e nis transmetimin e tij duke përmendur lidhjen mes djalit të diskredituar të presidentit Biden, Hunter Biden dhe lidhjet e tij me firmën kineze ku ishte i punësuar këshilltari i Edi Ramës, Dorian Duçka.

 

“Nuk kam parë kurrë, nuk kam qenë kurrë më i frikësuar se sa e korruptuar është kjo qeveri. Sa herë mendoj se nuk mund të bëhet më keq, del një histori si kjo”, thotë Bongino.

“Kompania e Biden me djemtë, vëllezërit, ka pasur një interes të vërtetë në Shqipëri.

Miranda Devine e ‘New York Post’ shkruante në shkurt të vitit të shkuar se Sekretari i Shtetit, Antony Blinken ka një njollë të tmerrshme Shqipëri përmes Soros. Pra Soros është në Shqipëri gjithashtu? Soros, ekipi i Biden, Sekretari i Shtetit, FBI, karteli Sinaloa, OJQ-të, komuniteti i inteligjencës, i gjithë sekti është këtu.

Në shkrim Miranda Devine shkruan se një nga gjërat më të çuditshme është se një nga gjërat e para që bëri Antony Blinken në detyrë ishte sanksionimi i ish-presidentit dhe ish-presidentit shqiptar, Sali Berisha. Jo atij që punonte me FBI-në, atij tjetrit. Tani ai akuzohet se është përfshirë në zgjedhjet shqiptare për llogari të miliarderit Soros. Dhe është paditur për shpifje në një gjykatë ndërkombëtare.

Pra veprimi i parë i tij ishte të sanksiononte të parin presidenti anti-komunist në Shqipëri dhe aleat të presidentëve Bush? Pra, ky njeri, Sali Berisha është kritik i hapur i Soros dhe OJQ-ve të tij”.

"Pra, njeriu i Biden, Sekretari i Shtetit Antony Blinken denigron ish-kryeministrin dhe një antikomunist, e sanksionon atë në mënyrë të çuditshme ndër gjërat e para në detyrë, nuk merret me kufijtë e hapur dhe gjërat e tjera, por shqetësohet për Shqipërinë ku FBI ka një agjent të korruptuar që po punon, ku kompanitë kineze ku punonte Hunter Biden po punojnë dhe ku Soros po punon për të eliminuar armiqtë e tij politikë,” shprehet gazetari i njohur.

 

 

Modifikuar më Tuesday, 31 Janar 2023 20:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...