Dan Bongino: Klika politike Biden-Soros-FBI-OJQ goditi Berishën

Tuesday, 31 Janar 2023 11:54

 

Gazetari i njohur amerikan, Dan Bongino, thotë në programin e tij të njohur se një klikë e përbërë nga Joe Biden, George Soros, elementë të FBI-së dhe OJQ-të, ndikuan për të goditur politikisht Sali Berishën. Ndiqeni më poshtë programin e plotë:

A mund të bëhet më keq se kaq kjo histori? A ishte Biden një agjent i huaj?

 

A kishte çarje në Shtëpinë e Bardhë që çonin informacion në Kinë nëpërmjet Hunter Biden?

Mike Flynn dukej i shqetësuar për këtë dhe ata dukeshin vërtet të shqetësuar për të hequr qafe Mike Flynn.

Epo është interesante që Hunter Biden ka marrëdhënie të ditura, të forta, të dokumentuara përmes raporteve të shumta me konglomeratin kinez të energjisë të quajtur CEFC, i cili dihet se i ka dhënë ryshfet zyrtarëve të huaj dhe ka përdorur para dhe influencë për të punuar në emër të Partisë Komuniste të Kinës.

Pra, le ta lidhim atë me historinë e FBI-së përsëri. Këtë javë u tregova disa herë se mbikëqyrësi i FBI që mendohej se po luante një rol kyç në hetimin mbi Trump, pretendohet se ai mund të ketë qenë një nga përfituesit e bakshishit të Alexander Downer Papadopoulos.

Emri i tij është Charles McGonigal. Nëse shikoni pikën 8 të aktakuzës së tij, mund të shihni pikërisht këtu, ata theksojnë se McGonigal dyshohet se ka marrë para nga zyrtarët shqiptarë, Personi A që punonte me këtë Personin B, dhe ky agjenti i FBI-së supozohet se po i merrte këto para për të arrestuar, mbyllur dhe hetuar njerëz që ishin kundërshtarë të shqiptarëve, që është diçka e çuditshme për një agjent të FBI-së, pasi kjo tingëlon dhe si korrupsion.

Pra, në aktakuzë do të shihni në pikën 8, se Personi B, me të cilin agjenti i FBI-së dyshohet se kishte të bënte, ishte një shtetas shqiptar i punësuar në një konglomerat energjetik kinez dhe ishte këshilltar informal i kryeministrit shqiptar. Uau!

Pra, ky shqiptari është shumë i ndërlidhur, gjithashtu po punon me këtë konglomeratin energjetik kinez, i cili ka shumë të ngjarë të jetë i njëjti sepse nuk ka një tjetër që bën atë lloj biznesi të rëndësishëm në Shqipëri (Bankers Petroleum), i njëjti që merrej me Hunter Biden, gjithashtu i lidhur me Partinë Komuniste Kineze. Më lejoni t’ju bëj një pyetje: sa thellë shkon kjo vrimë lepuri?

Dëgjo vëlla, të betohem se nuk po hutohem. Kjo është qëllimishit pjesë e shfaqjes.

Njerëz, unë kurrë, kurrë, si një njeri që i ka shërbyer qeverisë në nivelin e NYPD dhe në nivelin federal, nuk kam qenë kurrë më i frikësuar se sa e korruptuar është qeveria jonë.

I thashë Guit (producentit) këtë mëngjes, me të vërtetë kam filluar të besoj se çdo teori që është thënë ndonjëherë, se tani të çmendur janë njerëzit që i mohojnë ata, sepse sa herë që mendoj se qeveria nuk mund të bëhet më keq, shfaqet një histori si kjo sot.

Pra tani e dimë se Hunter, që është i lidhur me këtë kompani kineze të energjisë me lidhje shumë, shumë të mëdha me Shqipërinë dhe FBI-në, nëpërmjet këtij tipit McGonigal, sipas aktakuzës, apo jo?

Kjo është magjepsëse!

Prisni pak, sepse Biden INC, dhe vini re, nuk thashë vetëm Hunter, Biden INC, vëllezërit e Biden, djali i Biden, kontaktet profesionale të Biden, kontaktet e tij në administratën e Biden.

Biden INC kishte një interes të vërtetë në Shqipëri, ashtu si ky agjenti i FBI-së, i përfshirë në rrëzimin e Trump.

Le të prodhojmë faturat!

Miranda Devin e NY Post, në shkurt të vitit të kaluar, Sekretari ynë i Shtetit është Antony Blinken. Titulli shkruan: “Njolla e tmerrshme e Antony Blinken në Shqipëri”. Dhe gjithçka është për George Soros.

George Soros?! Pra edhe Sorosi është në Shqipëri? Soros, ekipi i Biden INC, Sekretari ynë i Shtetit, FBI, karteli Sinaloa, i gjithë kabali. OJQ-të. Tingëllon si ajo që sapo thashë (kabali). Komuniteti i inteligjencës...

Miranda Devinë vëren në artikull se ‘është gjëja më e çuditshme’. Një nga gjërat e para që bëri Antony Blinken në detyrë ishte sanksionimi i ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë (Sali Berisha). Jo ai tipi që punon me FBI-në (Rama), tjetri (Berisha).

Ajo thotë: “Sikur Sekretari i Shtetit të mos ishte i përfshirë në boll probleme, ai tani akuzohet për ndërhyrje në zgjedhjet shqiptare për llogari të financierit miliarder George Soros dhe madje po paditet për shpifje në një gjykatë ndërkombëtare”.

Një nga veprimet e para të Blinken me marrjen e detyrës, dhe është interesante, ishte të sanksiononte ish-presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha, aleatin antikomunist të presidentëve George H.W. dhe W. Bush. Pra, ky njeri është kritik i hapur i George Soros, ky ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Sipas artikullit: “Ai ka qenë një kundërshtar i hapur i Soros dhe OJQ-ve të tij, Fondacioni i Shoqërisë së Hapur, i cili ka shtyrë reformën zgjedhore në Shqipëri”.

Reformë zgjedhore? Pra, Fondacioni i Shoqërisë së Hapur i do shumë kufijtë e hapur dhe reformën zgjedhore...

Kjo nuk mund të jetë e vërtetë.

Pra, miku i Biden, Tony Blinken, i cili tani është Sekretar i Shtetit, sanksionon ish-kryeministrin, një antikomunist. E sanksionon deri në atë pikë sa u padit (nga Berisha). E sanksionon atë në mënyrë të çuditshme, një nga veprimet e tij të para në detyrë. Nuk u mor me kufirin e hapur (me Meksikën), jo gjëra të tjera. Ai është i shqetësuar për Shqipërinë, ku FBI ka një agjent të dyshuar të korruptuar që punon, ku po punon kompania kineze që punon me Hunter Biden dhe ku George Soros po punon për të hequr qafe armiqtë e tij në politikë.

Shoku, po të zhgënjej ndopak?

A nuk po bëhet më e shijshme kjo histori çdo sekondë? Bëhet edhe më interesante.

Shikoni këtë artikull të Fox News, Brooke Singman. Është i vitit 2018. Departamenti i Shtetit të Obamës përdori paratë e taksapaguesve për të financuar aktivitetet politike të George Soros në Shqipëri?

Tani, nëse kjo tingëllon e çuditshme që Departamenti i Shtetit të Obamës po përdor dollarët e taksapaguesve të tij për të punuar me George Soros në një vend të huaj, me qëllim që të largojë kundërshtarët ideologjikë dhe politikë të George Soros, ju ndoshta do të thoni, Dan, unë lexova librin tënd ‘Ndiqni paratë’ dhe kapitulli i parë quhet fjalë për fjalë ‘Çmenduri në Ukrainë’, i cili parashtron të njëjtën skemë mashtrimi në Ukrainë. Si po u jepnim para grupeve të Sorosit, paratë e taksapaguesve në Ukrainë, ku punonte djali i Joe Biden, dhe më pas Sorosi punonte me njerëzit e tij për të hetuar Trump dhe për të eliminuar kundërshtarët e tij politikë në këmbim të parave.

Prisni se bëhet edhe më mirë. Është e çuditshme se si një agjent i FBI-së në Ukrainë, të cilin unë e dokumentoj në kapitullin e parë të librit ‘Ndiq paratë’, merre nga biblioteka, nuk kam nevojë për paratë e askujt. Huazojeni nga një mik. Agjenti i FBI-së që punonte me grupin Soros atje në Ukrainë, përfundoi duke shkuar për të punuar me grupin Soros. Kjo është, a mos e zotëron edhe FBI-në George Soros?

Duket sikur po punon me të njëjtët shqiptarët që punojnë me njeriun e FBI-së, dhe në Shqipëri.

Tani le t’i lidhim të gjitha bashkë? Çfarë kërkon grupi i George Soros?

A duan të ndërhyjnë në zgjedhje dhe duan kufij të hapur. Epo, karteli Sinaloa, kartelet e drogës i duan kufijtë e hapur.

Oooo, po shiko, Euronews shqiptar. “Karteli i Sinaloas, aleat me mafian shqiptare, mediat meksikane zbulojnë listën me emra”.

Duket sikur Soros, Hunter, Biden, OJQ-të, Joe Biden, të gjithë ata duket se kanë interesa të ngjashme. Duket si një kabalë e madhe dhe e trashë, apo jo?

Tani, si mund ta di nëse diçka e madhe do të ndodhë? Dhe nuk po ju them se do të ndodhë në Departamentin e Drejtësisë. Nuk dua të dukem si idiot, unë e kuptoj 1 mijë përqind. Departamenti i Drejtësisë i Merrick Garland nuk do të bëjë asgjë. Ata do ta mbyllin këtë histori me çdo kusht. Unë jam me ju.

Thjesht po ju them se në prapaskenë duhet të ketë ndodhur diçka e madhe në lidhje me gjithë këtë.

Soros, OJQ-të, komuniteti i inteligjencës, FBI, të gjithë duke punuar së bashku, për të shitur vendin dhe Joe Biden është në qendër të të gjithëve.

Modifikuar më E mërkurë, 01 February 2023 09:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...