Berisha: Rasti McGonigal nuk është i izoluar, ‘McGonigal’ të tjerë ka edhe nëpër Europë

Tuesday, 31 Janar 2023 20:02
 
 
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha tha sot se nuk Edi Rama nuk ka përdorur vetëm Charles McGonigal për të sulmuar dhe goditur Partinë Demokratike. 

Sipas tij, lobistë kundër me mision për shkatërrimin e PD dhe të opozitës ka patur edhe në Europë.

 
 
 

"Ju garantoj ju se McGonigal, jo në atë nivel të inteligjencës, por në nivele të tjera, ka edhe të tjerë në Europë dhe SHBA. Rasti McGonigal nuk është i izoluar. Nuk është i izoluar as në qëllimin politik. Nuk është përpjekur veç McGonigal si lobist kundër për shkatërrimin e PD-së dhe opozitës. Forcës politike më pro perëndimore dhe antiruse në Shqipëri. Kjo është e vërteta e kësaj partie. Por për shkatërrimin e saj janë angazhuar haptas me të gjithë imoralitetin, me të gjithë abuzivitetin, me të gjithë aprincipialitetin edhe të tjerë, dhe për të njëjtat motive korruptive, mafia në pushtet e Tiranës është pushteti më i rrezikshëm, nuk njeh asnjë parim, normë, moral, standard. Kam denoncuar para jush, para qytetarëve, kudo, që kjo mafie e rrezikshme përdor të gjitha format e korrupsionit. Përdor korrupsionin monetar, korrupsionin politik, korrupsionin erotik dhe çdo formë tjetër korrupsioni. Ky është laboratori, ku eksperimentohen të gjitha format e korruptimit të zyrtarëve, ku shkon gjer tek ai që ishte në lartësi dhe nivele që nuk mund të imagjinohej".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...