Kush i vrau njerëzit e CIA-s në Kinë? Arrestimi i McGonigal rihap dosjen përvëluese

E mërkurë, 01 February 2023 08:24

Çdo ditë dalin në dritë informacione të reja, ndërkohë që ekspertët thonë se do duhen jo muaj, por vite për të kuptuar pasojat e dëmit që i ka shkaktuar McGonigal inteligjencës amerikane. 

 
 

Por ndërsa deri më tani flitet për rastin e Shqipërisë dhe atë të një oligarku rus, nuk mungon edhe interesi i medieve amerikane për rolin e Kinës në gjithë këtë histori.

Tek e fundit, Personi B në dosjen shqiptare, Dorian Duçka, që punon si këshilltar informal i Edi Ramës, është një i punësuar pranë një konglomerati energjetik kinez. Madje mbronte publikisht Kinën për disa nga rastet më të të nxehta në planet.

 

Por ku qëndron lidhja e McGonigal me Kinën?

Ish-kolegia e tij, Tracy Walder, përmendi para pak ditësh një dosje përvëluese.

Walder, e cila ka punuar pikërisht te sektori që mbulonte Kinën në FBI, nën varësinë e McGonigal, tha se Kina nuk ishte një prioritet i madh në atë kohë. Sipas saj, edhe pse McGonigal ishte përgjegjës për kundërzbulimin në Azi, nuk dukej shumë i investuar në atë që po bënte FBI. Por më pas ndodhi diçka. Informatorët e CIA-s në Kinë nisën të arrestoheshin ose të vriteshin.

“CIA vuri re se asetet e saj njerëzore në Kinë ose po zhdukeshin, ose po vriteshin dhe nisën të dyshojnë se kishte një spiun brenda agjencisë. Kështu që ata thirrën FBI-në për të bërë një hetim,” thotë Walder.

Hetimi zgjati dy vite, dhe personi që u zbulua ishte një punonjës i CIA-s, i quajtur Jerry Lee. Ky i fundit dyshohet se u jepte kinezëve emrat e burimeve të CIA-s në Kinë dhe Charlie McGonigal ishte personi që ishte ngarkuar për zbulimin e tij. Walder thotë se një vlerësim për dëmet që McGonigal i ka shkaktuar FBI-së, do të kërkojë muaj në mos vite. “Kjo mund të vërë në rrezik dënimin e Jerry Lee. Lee u shpall fajtor në vitin 2019 për komplot për të spiunuar për Kinën”.

Pikërisht rastin e Jerry Lee e sjell sot në vëmendje edhe eksperti i CIA-s, Kevin Carroll.

“Sigurisht, meqë merrte para nga rusët, ai ka pasur mundësi t’u jepte informacione të kundërzbulimit amerikan. Ndoshta më e keqja nga të gjitha, disa vite më parë, shumë kinezë u arrestuan dhe u akuzuan me dyshimet se punonin për CIA-n. McGonigal ishte në krye të atyre hetimeve, kështu që çdo leksion i mësuar në atë hetim se pse inteligjenca kineze ishte në gjendje të identifikonte njerëzit që punonin për CIA-n, mund të jetë kompromentuar nga McGonigal,” thotë Carroll.

Jerry Lee u arrestua në vitin 2018, por në kohën e arrestimit të tij, gazeta ‘New York Times’ raportoi diçka të rëndë. Sipas gazetës, FBI kishte mundësi ta arrestonte Jerry Lee që në vitin 2013, por e la të lirë.

“Ballë për ballë me një ish-oficer të CIA-s në vitin 2013, agjentët federalë morën përsipër një risk të përllogaritur. Ata nuk u përballën me të në lidhje me informacionin e klasifikuar që kishin gjetur në bagazhin e tij. Dhe as nuk e pyetën për atë që donin të dinin më shumë: nëse ai ishte spiun i Kinës.

Ishte një vendim për jetë a vdekje. Qeveria kineze kishte shënjestruar sistematikisht spiunët amerikanë në Kinë, duke çmontuar një rrjet që CIA e kishte ngritur prej vitesh. Një gjueti për të gjetur spiunin kishte nisur dhe ish-oficeri Jerry Chun Shing Lee ishte i dyshuari kryesor.

FBI mund ta kishte arrestuar në vend për posedim të informacioneve sekrete. Por brenda një task-force të fshehtë të qeverisë, hetuesit vendosën kundër”, shkruante gazeta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...