Dan Bongino: Agjenti i FBI-së përfundoi duke punuar me Sorosin

E mërkurë, 01 February 2023 09:40

 

Gazetari i njohur amerikan, Dan Bongino, në një program të veçantë dedikuar skandalit të Charles McGonigal, lidhi të gjithë pikat duke sjellë përpara shikuesve dhe dëgjuesve panoramën e plotë të një skandali ku përfshihen emra të njohur.

Sipas tij, një klikë apo sekt i përbërë nga Joe Biden, Antony Blinken dhe George Soros, po veprojnë së bashku për të dëmtuar kritikët e miliarderit majtist. Në këtë rast, bëhet fjalë për kryetarin e opozitës shqiptare, Sali Berisha.

 

Por Bongino është i interesuar të mësojë se sa e implikuar është FBI në këtë sekt, mbi të gjitha, çfarë ndikimi ka Soros mbi FBI-në. Për ilustrim, ai sjell shembullin e Ukrainës dhe thotë se rasti ngjan me Shqipërinë.

“Shikoni këtë artikull të Fox News, Brooke Singman. Është i vitit 2018. Departamenti i Shtetit të Obamës përdori paratë e taksapaguesve për të financuar aktivitetet politike të George Soros në Shqipëri?

Tani, nëse kjo tingëllon e çuditshme që Departamenti i Shtetit të Obamës po përdor dollarët e taksapaguesve të tij për të punuar me George Soros në një vend të huaj, me qëllim që të largojë kundërshtarët ideologjikë dhe politikë të George Soros, ju ndoshta do të thoni, Dan, unë lexova librin tënd ‘Ndiqni paratë’ dhe kapitulli i parë quhet fjalë për fjalë ‘Çmenduri në Ukrainë’, i cili parashtron të njëjtën skemë mashtrimi në Ukrainë.

Si po u jepnim para grupeve të Sorosit, paratë e taksapaguesve në Ukrainë, ku punonte djali i Joe Biden, dhe më pas Sorosi punonte me njerëzit e tij për të hetuar Trump dhe për të eliminuar kundërshtarët e tij politikë në këmbim të parave.

Prisni se bëhet edhe më mirë. Është e çuditshme se si një agjent i FBI-së në Ukrainë, të cilin unë e dokumentoj në kapitullin e parë të librit ‘Ndiq paratë’, merre nga biblioteka, nuk kam nevojë për paratë e askujt. Huazojeni nga një mik. Agjenti i FBI-së që punonte me grupin Soros atje në Ukrainë, përfundoi duke shkuar për të punuar me grupin Soros. Kjo është, a mos e zotëron edhe FBI-në George Soros?

Duket sikur po punon me të njëjtët shqiptarët që punojnë me njeriun e FBI-së, dhe në Shqipëri,” tha Bongino.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...