Belind Këlliçi viziton Uashingtonin, takohet me kongresmenin e Miçiganit

E mërkurë, 01 February 2023 13:42

 

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Washington DC ku është takuar me kongresmenin e Miçiganit John Moolenar.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi thekson se ka diskutuar me kongresmenin amerikan mbi rëndësinë që kanë zgjedhjet e ardhshme lokale në Shqipëri, si dhe për korrupsionin dhe aktualitetin politik.

 

Këlliçi njofton se do të zhvillojë takime të tjera me faktorë të politikës amerikane.

Postimi i plotë:

Sot pata një diskutim shumë pozitiv me kongresmenin John Moolenar të Miçiganit lidhur me zgjedhjet e ardhshme lokale në Shqipëri dhe rëndësinë që kanë ato për të ardhmen e vendit. Gjithashtu, diskutuam për korrupsionin dhe aktualitetin politik të Shqipërisë, për të cilat ndamë pikëpamje të përbashkëta.

Këtë javë ndodhem në Washington DC për të zhvilluar takime të tjera me faktorë të politikës amerikane. Prandaj ju ftoj të jepni komentet tuaja në lidhje me çështjet që ju shqetësojnë dhe që mund t’i diskutojmë me miqtë tanë në SHBA!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...