Berisha: Qëllimi i Ramës, asgjësimi i opozitës dhe marrja peng e Bashës

E mërkurë, 01 February 2023 14:55

“Edi Rama është sjellë sikur të ishte biri i Enverit, ose i Kim Jong-unit, dhe në këtë kontekst, mund të themi se ka kryer një akt me pasoja absolutisht të rënda

 Ky është një rast që skalitet për fat të keq, gjatë në memorie. Kësaj i thonë të të vijë nga ai që kurrë nuk e pret

Por Edi Rama, këtë akt të pashembullt, e ka bërë vetëm e vetëm të shkatërrojë opozitën shqiptare.Këtë korruptim të njërit prej njerëzve absolutisht më të rëndësishëm në fushën e sigurisë së SHBA, ky njeri që mund t’i vësh çdo lloj epiteti, e ka bërë vetëm për të rrënuar në një akt armiqësor absolut ndaj demokracisë, për të rrënuar opozitën shqiptare.

Ka korruptuar Charles McGonigal, ka shfrytëzuar dobësitë e një njeriu të degraduar që shkelmon betimin që ka bërë për t’i shërbyer vendit të tij, dhe e ka përdorur atë për rrënimin e opozitës shqiptare, pasi ajo kishte humbur zgjedhjet.

Por kjo nuk i mjaftonte atij. Ai duhet ta merrte peng këtë opozitë. Një kriminel si ky, është vështirë ta imagjinosh në politikë,” tha Berisha.

“Edi Rama kishte, nëse për arsye të sigurisë kombëtare, ai duhet të bënte një transparencë për paratë e përdorura nga Lulzim Basha. Kishte rrugë ligjore kushtetuese. Rruga ligjore ishte prokuroria shqiptare dhe Departamenti i Drejtësisë në SHBA, FBI.

Shqipëria ka marrëveshje ekstradimi me SHBA. Hetimi mund të bëhej i plotë.

Por ai kishte një qëllim tjetër: të merrte peng, siç e mori, ish-kryetarin e PD-së, për rrjedhojë Partinë Demokratike.

Vetëm një njeri që nuk ka nocionet më minimale, ose nuk respekton nocionet më elementare të demokracisë, vepron në këtë mënyrë.

Një kryetar opozite, kur shkel rregullat, shkarkohet. Kur shkel ligjet, përballet me pasojat ligjore. Por peng nuk merret kurrë.

Shikoni se çfarë bën Edvin Koleka. Çfarë urrejtje të papërmbajtur ka ky njeri për opozitën? Po more peng kryetarin e opozitës, ke marrë peng demokracinë.

Kjo ndodhi,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...