Meta: ‘Non grata-t’, biznes më i madh se trafiku i drogës! Rama presion kritikëve se po hetohen nga ShBA

E mërkurë, 01 February 2023 17:00
 

Gjatë konferencës për shtyp, Meta tha se nuk është takuar asnjëherë me ish zyrtarin e FBI-së dhe se bashkëpunëtorët e Ramës janë përpjekur ta kthejnë çështjen e ‘non grata-ve’ në biznesin më të madh në Shqipëri pas trafikut të drogës.

 Pyetje: Je takuar me McGonigal?

Meta: Absolutisht që nuk jam takuar e nuk kam tentuar të takoj një person të tillë. Në Tiranë këto ditë po zbardhen shumë të vërteta nga biznesmenë dhe pronarë mediash. Kemi të vërteta që me të kanë pasur mundësi të takohen edhe persona me background problematik. Bashkëpunëtorët e kryeministrit tonë janë përpjekur ta kthejnë çështjen e non gratave në biznesin më të madh në Shqipëri pas trafikut të drogës. Disa fakte kanë dalë.

Rama gjatë viteve që ka qenë në zyrë i ka thirrur dhe u ka bërë presione për tu vënë gjoba për mediat e tyre që të mos ishin kritike duke u thënë se kanë probleme me SHBA-të, duke thënë se po hetohen dhe u thotë “e keni nga Amerika”. Është përpjekur që edhe persona që e kanë ndihmuar, të përdorë lëvizje të tilla për të ulur kërkesën e pritshmërive të tyre. Këto janë fakte që po dalin dhe do të dalin edhe më tej. Është detyrë e drejtësisë sonë që të bëjë një hetim të thellë të gjitha ardhjeve të zotërisë në Tiranë, por edhe të Rossinit, të gjithë kontaktet që kanë pasur këtu
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...