Berisha: Rama dhe Veliaj angazhuan McGonigal për shpalljen time 'non grata'

E Enjte, 02 February 2023 09:30

Në "Ora e Betit" në RTV Ora, Berisha tha se McConigal ishte angazhuar edhe për shpalljen e tij non grata 

 
 

"Padiskutim 100%. I ka thënë vetë Veliaj. Më kanë ardhur njerëz mua. Edi Rama në janar të 2019 mu drejtua në parlament se ti Sali nuk kalon Atlantikun. Nuk dija gjë, kisha marrë ftesa herë pas here dhe nuk shkoja. Nuk kam dëshirë udhëtimi. I thashë se nuk përfaqësoj gjë, jam një ish, ish. Jo tha se kalon, ke marrë mesazh. Nuk kam marrë asnjë mesazh. U thotë të tjerëve se ky është shpall "non grata" për konspiracion kundër politikës së SHBA. Fillova të shoh ligjin amerrikan për deklaratat e mia, e pashë se nuk kisha asgjë. 

 

 Pastaj e gjeta. Pasi ju kundërvura me forcën më të madhe projektit të ndryshimit të kufijve. Isha zëri i parë që e kundërshtova. U detyrova ta kundërshtoj çdo ditë se mu kundërvunë çdo ditë. Njëri pas tjetrit në zyrën time erdhën të gjithë udhëheqësit politik në Kosovë. Bënë konferencë shtypi. Makineria e Sorosit meqenëse kishin mashtruar se projekti i ndryshimit të kufijve është i dakordësuar plotësisht, ai nuk ishte i dakordësuar por projekt i 2-3 vetëve. 

Erdhën te unë dhe bënë deklarata te zyra ime, asnjë nuk thirra. Meqenëse ata bënë deklarata kundër dhe në Prishtinë dhe te zyra ime këta nxorën tezën se ky komplotoi me udhëheqësit e Kosovës dhe sabotoi politikën e jashtme amerikane. Sado pati mbështetës nuk patën guxim dhe kurajo ta çonin te Pompeo. Unë jam plot me të dhëna për këtë. Këtu ishin të angazhuar me të gjithë potencialin e tyre "McConigal" etj. Atij që ka vu firmën i kam thënë publikisht se ke vendosur mbi bazën e lobimit korruptiv të Edi Ramës dhe Soros dhe unë kam vetëm një zgjidhje, gjykatën", u shpreh Berisha. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...