Sali Berisha: Rama duhet të largohet, ky është një apel pa kthim!

E Enjte, 02 February 2023 15:59

"Ne kemi thirrur më datën 11 (shkurt) protestën më të madhe në historinë e vendit, - tha Berisha. -  Ju nuk mund të dështoni kurrë në rrëzimin, largimin e Edi Ramës nga pushteti. Ai nuk jep dorëheqje. Ai nuk njeh gjuhë tjetër përveç frikën. 

 
 

Ju duhet të dëshmoni dhe do të dëshmoni se ose dorëheqjen, ose do të përballet me probleme shumë madhore. Ai duhet të largohet. Ky është një apel pa kthim. Mos t’ia zgjasë ditët vetes, mos të përdorë Lindën e Parlamentit për të bërë veprime anti-kushtetuese dhe anti-ligjore.

Çdo orë që ai kalon është orë turpi për çdo shqiptar. Nuk mund të pranohet kurrë në krye të qeverisë një kryeministër i një vendi anëtar të NATO-s që fut thikën më të rëndë. Ndoshta ndër më të rëndat në 30 vite, ose më shumë në fushën e sigurisë së vendit të lirisë.

Nuk mund të pranohet asnjë orë më shumë një njeri që del i qartë si drita e diellit se ka bërë gjitçka për të shuar pluralizmin në Shqipëri, dhe që vazhdon në mënyrën më kriminale.

Ndaj edhe njëhrerë, largimi i tij është emergjencë kombëtare. Kam bindjen më të thellë se kohërat e tij janë të numëruara dhe se qytetarët shqiptarë janë të vendosur me dinjitetin dhe moralin e tyre, dhe se ky njeri nuk përfaqëson asnjë shqiptar të ndërshëm, por thjesht Taulant Ballat, Gjiknurët e mafies shqiptare."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...