McGonigal, kutia e Pandorës.

E Enjte, 02 February 2023 18:47

Nga Xhuljano Guce

Shpesh mjafton një pikë ujë për të derdhur gotën, por në Shqipëri jo!
Duhej një mori pikash që të derdhej sheshit zullumhaja e shkaktuar nga 10 vite qeverisje.

3 mandate qeverisëse me plot probleme dhe skandale.
Kanabizimi i vendit, ministra të burgosur.
Tendera të dyshimtë, darka mafioze dhe marrëveshje me oligarkë për të krijuar monopole dhe parajsa fiskale për ta.
Pasaporta të arta për ata që me kursimet e prindërve nga "shitjet ambulatore" kanë akumuluar pasuri miliona eurosh duke shkaktuar dhe "500 euro bill shortage".

 

Miliona leje ndërtimi për km² dhe 0 leje ndërtimi në m² që çuditërisht i ndërtojnë emigrantët me pasaporta të arta dhe pikërisht oligarkët e darkave luksoze.
Tentativa korruptive nga gjykata europiane deri tek oficerë të lartë të FBI-së. Lobingje të denja vetëm për oborret mbretërore mesjetare.

Vepra infrastrukturore që nuk ekzistojnë dhe ne që i denoncojmë ato, na thuhet që s'jeni mire ju, ato janë funksionale 3d, aty.
Një administratë e skllavëruar dhe një popull që detyrohet në eksod.

Një çnderim që i bëhet një populli të tërë, sepse katandisja ka shkuar në presion për bukën e gojës.

Por McGonigal është pika e fundit. Nuk justifikohet dot, është aty. Nuk ndalojnë dot që drejtësia amerikane ta zbulojë çfarë ka ndodhur.

Tashmë larg duarve tona të "arta" dhe të "pastra", do shohim si do të shkatërrohet ky oborr të marrësh me këtë Neron që kemi për kryeministër.

Veglat dhe mashat e këtij Neroni janë ezauruar dhe si të gjithë Tiranëve të tjerë, kutia e Pandorës do i hapet në dorë dhe fatmirësisht do të jetë i fundit për tranzicionin e gjatë që ka kapluar demokracinë tonë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...