Meta: Biznesmenët janë gjobitur nga bandat e Ramës!

E Enjte, 02 February 2023 21:36
 

I ftuar në “Frontline” të gazetares Marsela Karapanço në News24, Meta foli për çështjen “McGonigal” dhe lidhjen e ish-zyrtarit të FBI me kryeministrin Edi Rama.

Meta theksoi se pas 225 mijë dollarëve janë shumë të tjerë nga pas dhe se janë shumë biznesmenë që janë gjobitur nga banda e Edi Ramës.

“Ajo që është thelbësore për të gjithë qytetarët shqiptarë është që kanë kuptuar se ai që çdo gjë të zezë të këtij vendi, këtij, populli, këtij shteti, kësaj shoqërie, kësaj demokracie ia ka bërë në emër të amerikanëve të tij, të gjithë e kuptuan se ai e ka bërë gjithçka përmes korruptimit të amerikanëve të tij. Edhe kapjen e shtetit, edhe vjedhjen e zgjedhjeve, dhe zgjedhjet e paligjshme pa opozitën.

Çdo gjë të zezë që bënte në Shqipëri e bënte në emër të amerikanëve dhe të europianëve. Tani jemi në këtë situatë që të gjithë e dinë që ai është përmendur 14 herë dhe kemi të bëjmë vetëm me fillimin e procesit. Ai nuk fliste në anglisht kundër opozitës, paguante në dollarë kundër opozitës. Pas 225 mijë dollarë janë shumë të tjerë nga pas”, tha Meta.

“Janë shumë biznesmenë që janë gjobitur nga banda e Edi Ramës. U vinin gjoba biznesmenëve. Non grata u shndërrua nga Edi Rama dhe banda e Ramës në biznesin e dytë më të rëndësishëm në Shqipëri pas trafikut të drogës”, theksoi kreu i Partisë së Lirisë duke folur më tej për këtë akuzë.

“Pronarë mediash, biznesmenë të mëdhenj dhe persona të tjerë që merreshin me aktivitete fitimprurëse, ky bënte listën ua jepte njerëzve të vet, këta komunikonin me njerëzit atje dhe ata ndërronin logot. Pra, në vend të Deripaskës dilte i sanksionuar emri i shqiptarëve, këta i takonin më pas e u tregonin duhet të heqësh emrin hajde se kemi një mik dhe e dimë të gjithë se sa takime janë kryer.

Besoj se këta persona do të flasin sepse kjo histori është hapur e nuk do të mbyllet më. Lista besoj do jetë më e gjatë”, deklaroi Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...