Pse shqiptarët nuk shqetësohen edhe kur Rama korrupton spiunët e SHBA

Premte, 03 February 2023 10:39
 

Ndërkohë duhet thënë se kjo e arrirë e kryeministrit të Shqipërisë, ia mundësoi presidentit serb të arrinte atë që nuk ia doli Millosheviçi: ta realizojë ‘Serbinë e madhe’ duke i mbajtur nën ‘kontroll’ Bosnjën dhe Kosovën.

Gjithashtu duhet theksuar se si prodhim i tri dekadave të shkuara, që në Shqipëri prodhuan shumë pleh, grindje dhe ligësi politike, kryeministri i sotëm i Shqipërisë mbase edhe nuk mund të bënte asgjë më shumë se sa ta ndihmonte Vuçiçin dhe opozitarët e Kosovës në betejën kundër Albin Kurtit.

 

Suksesi i dytë madhor i ‘Piktorit’ është ai që ka të bëjë me pandjeshmërinë e shqiptarëve ndaj hajdutërisë dhe kriminalizimit të vendit. Gjë që u arrit nëpërmjet aferave të hajnisë që e mbulonin njëra tjetrën, duke qenë e ardhmja më e madhe se e mëparshmja. Me çka populli i hutuar as që e vërente se regjimi i 'Rilindjes' e deshqiptarizoi Shqipërinë po aq sa presidenti serb Luginën e Preshevës.

Duhet pranuar se kryeministri i Shqipërisë nuk gënjen kur thotë se hajdutëria dhe krimi i organizuar janë dukuri që ndodhin kudo nëpër botë. Po, ato ndodhin në Kolumbi e në shumë vende tjera ku nuk ka kufi ndarës mes politikanit dhe kriminelit, por jo edhe në kontinentin ku jetojmë, jo edhe në këtë Evropë ku vështirë se mund të gjesh popull që fatin e vet do e linte në duart e një kryeministri që s’bënë asgjë tjetër përpos që prodhon baltë politike dhe pluhur që ngrihet pasi që kjo baltë të jetë tharë. 

Kryeministri i Shqipërisë nuk gënjen as kur pohon se hajdutëria, kanabizimi dhe shpopullimi i mëmëdheut atë nuk e shqetësojnë. Mbase ngaqë regjimi i tij e kontrollon krimin, apo pse ai regjim nuk ka as ndjeshmëri kombëtare as atdhetare, pse i është përkushtuar vetëm një qëllim: ta bëjë të padukshme dorën që e mban në xhepin e popullit.

Dhe ku ta dish, mbase e keqja e mëmëdheut nuk ka të bëjë me regjimin e ‘Rilindjes’ që në çdo gjë ka dështuar dhe, as me kryeministrin e saj që mbijeton duke përçarë shqiptarinë, por pse shqiptarëve nuk u pengon pse Shqipëria është bërë mëmëdhe i hajdutëve dhe kriminelëve, siç nuk u pengon pse ka burrështetas që ia kanë dalë t’i korruptojë edhe spiunët amerikanë!

Sidoqoftë mbetet e vërteta se mospasja turp nga populli ka të bëjë me karakterin dhe moralin njerëzorë të kryeministrit të  Shqipërisë. Por mospasja e tij frikë nga populli pasqyron rrënimin e vlerave që ndër shekuj e karakterizonin shqiptarinë, vlera që nuk ia lejonin askujt që ta njollosë e të tallet me dinjitetin kolektiv të popullit.

Modifikuar më Premte, 03 February 2023 10:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...