Afera Rama-McGonigal/ Edhe Senati i SHBA nis hetimet: Jemi të tronditur

Premte, 03 February 2023 12:28

Një nga senatorët më të fuqishëm demokratë, Dick Durbin, që drejton Komisionin Hetimor të Senatit, ka kërkuar më shumë informacione për hetimet në lidhje me ish-drejtuesit e FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal. 

 
 

Ai i ka dërguar një letër të hapur drejtorit të FBI, Christopher Wray, duke kërkuar të dhëna.

“Këto akuza janë jashtëzakonisht tronditëse dhe ngrenë shqetësimin për ndikimin e mundshëm që kjo sjellje e keqe mund të ketë pasur në çështjet e kundërzbulimit të FBI-së dhe hetimet penale,” thuhet në letrën e senatorit.

“Si drejtues i zyrës së FBI në Nju Jork, McGonigal ka mbikëqyrur shumë hetime të ndjeshme të kundërzbulimit, duke përfshirë edhe hetime që përfshijnë individë që ai tani është nën akuzë se ka punuar me ta për të përfituar,” shton letra.

Në letër theksohet se McGonigal është nën akuzë se ka fshehur marrjen e 225 mijë dollarëve nga një ish-punonjës i inteligjencës shqiptare.

Durbin kërkon të mësojë nëse janë ndikuar hetimet, dhe sa nga hetimet që ai McGonigal ka mbikëqyrur, janë kompromentuar potencialisht. Durbin pret përgjigje deri më 15 shkurt.

“Sjellja abuzive e zotit McGonigal mund të ketë ndikuar në shumë çështje të ndjeshme, duke përfshirë nëse ai ka kompromentuar burime, metoda apo analiza të ndjeshme. Nëse kjo sjellje abuzive e tij mund të ketë ndikuar në rezultatin e ndonjë hetimi apo ka kompromentuar më tej sigurinë tonë kombëtare, kjo mbetet e panjohur për momentin,” thekson senatori.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...